Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shpërthen Idrizi/ Marrëveshje kulisash kundër çështjes çame...

Shpërthen Idrizi/ Marrëveshje kulisash kundër çështjes çame...

19:35, 16/01/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka thyer heshtjen që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ndërsa ka folur për kulisa të shtetit për të zhdukur faktorin politik të forcës që përfaqëson.

Idrizi tha se vetëm me votat e çamëve, PDIU pa frikë do të kishte në Kuvend, 7 deputetë.

Duke mos përmendur emra konkrete, kreu i PDIU-së tha se qarqe të caktuara kanë lëvizur të gjitha gurët për të goditur politikisht partinë e çamëve. Këto deklarata Idrizi i bëri gjatë një aktiviteti ku përkujtohej 27-vjetori i shoqatës “Çamëria”.

“Ne, që kishim fatin e privilegjin te ishim ligjvënësit e Çamërisë jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesisë që zgjodhën si helm për të na e dhënë ta pinim, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Shqipërinë, përbetoheshin për Çamërinë.

Është pa dyshim e hidhur ta kuptosh rengun që të kanë bërë jo ty, jo disa deputetëve, jo një partie politike, por shqiptarëve të kësaj krahine martire që nuk ngopen duke i vrarë dhe rivrarë.

Dikur greku përdorte bandat e Napoleon Zervës për t’i masakruar, therrur, sot përdor marrëveshjet e kulisave me politikanët tanë e dy fytyrave që luftën për pushtet e kanë mbi prosperitetin e Shqipërisë ,e jo më të mbajnë Çështjen Çame.  Një fytyrë e mbajnë të qeshur për ne, tjetrën të bindur para kërcënimeve të Athinës.

Shihni ku jemi sot; i kanë ndarë shqiptarët sikur të ishin dy popuj, populli opozitar dhe mazhoritar që i kacafysin për karriket e tyre jo një herë në katër vjet, por çdo ditë”, tha Idrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BERISHA KRENARIA E KOMBIT17/01/2018 11:27

Te paskan zene mallkimet e Camerve o Idriz. Ke nuk fute ne partine tende o djalo. Ne diber fute bijen e Ymer Lales-kjo ndrikulla pa ju thare jarget e zgjedhjeve ja dha mandatin me gjithe menderen Rames. Ne Elbasan vure dy trafikante dhe tutor prostitutash. Qifen dhe Mucon te dy tutore. Ky Muti-muca ka punuar femra ne Torino, me sa din une anche a Londra. Ti o djalo, nuk more njerez me dinijitet dhe atdhedashes qofte dhe jo came. Bere pazare te ndyra me bijte e komunisteve qe te kane vrare, prere dhe dh......er gjithe kete popullate. Mos u qaj se mendove qe me Zonjen Doda qe villte vrer kunder PD-se do te beje mrekulline e shekullit. Ajo eshte mosmirenjohese edhe pse deri diku e afte nuk mund te sulmonte partine qe na dha lirine edhe neve gjys-cameve. Andaja, Zoteri mos lebetit por reform partine, largoje mishrat e huaj, bej aleance me te djathtet fisnike dhe keshtu mund te fitosh prape. Komunistet jane I njejti Kal (r) por me njyra te ndryshme. Zoti I mbrojte Camet, Shqiptaret dhe trojet e tyre kudo qe jane.

Daj Jaku16/01/2018 23:57

Ma kish qejfi me ta dhanë nji përgjigje, por lexova komentin e Camit të Camërisë dhe u tërhoqa. Ma bukur e ma kuptimplotë nuk kisha me shkrujtë. Ku e katandise partinë e Tahir Muhedinit o Gjiriz? Në duart e Qifes, zagarit të EDramës, me 2 klasë fillore, kryetrafikant vrasës, deputet i çamëve, obobobobo. A mund të mbrohet një çështje kombëtare madhore si ajo e Çamërisë, e barabartë me atë të Kosovës, me personazhe si Qifja dhe EDrama? As për 1000 vjet jo. Me pak pare dhe 2 pozita të qelbura e tradhëtuat Ju vetë Çamërinë dhe tani akuzoni "miq/fiqtë" tuaj për atë tradhëti.

Cami i Camerise16/01/2018 19:54

Cke o Shperdhim Gjirizi qe blegerin, Sejko cami eshte guvernator, Dashnoret e Qifes drejtoresha me tendera, Qifja vete eshte kryeminister ne hije, ti vete i ke shkerdhyer camet e ne emer te tyre ke marre cte ka dashur suma islamike. Pse blegerin si shkerdhate . jo per gje po i prish pune Qifes

Shto koment

Denonco