Islami në Syri.net: Rama po spekulon me 3 teza kundër protestës së opozitës...

Islami në Syri.net: Rama po spekulon me 3 teza kundër protestës së opozitës...

19:07, 16/01/2018
A+ Aa A-

Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm, deklaroi  në Syri.net se Kryeministri Edi Rama në prag të protestës së opozitës po përpiqet përmes mediave të artikulojë 3 teza me qëllim për të frikësuar qytetarët që të mbështesin opozitën.

Islami tha se me tezën se po protestohet kundër integrimit, hapjes së negociatave dhe reformës në drejtësi, Rama po mundohet të bindë ndërkombëtarët dhe ata që janë në Tiranë, se opozita është kundër këtyre 3 çështjeve.

Por sipas Islamit, vetë Edi Rama ka frikë nga integrimi dhe hapja e negociatave, pasi kjo do të ishte një kokëçarje më e madhe për të.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Rama ndjehet rehat me situatën aktuale, veçanërisht pasi ka kompromentuar edhe disa nga Ambasadorët.

Në vijim të analizës, Islami iu referua numrit të lartë të shqiptarëve që po kërkojnë azil në vendet e BE-së, duke theksuar se kjo ka të bëjë me faktin se shqiptarët po ndjehen nën presionin e një qeverisjeje të keqe, por në anën tjetër është krijuar perceptimi se problemet e tyre nuk mund t’i zgjidhë askush.

Në këtë kuadër, Islami tha se kjo ka ndodhur për shkak se Shqipëria vuan nga imobilizimi politik, që do të thotë se qeveria në Shqipëri nuk ndryshon aq lehtë me votë për shkak se këtu nuk zhvillohen zgjedhje të lira.

Në vijim Islami tha se i takon opozitës që të krijojë një ekip të besueshëm dhe të ketë një organizim sa më të mirë për të bindur qytetarët se ajo është e gatshme të vijë në pushtet dhe të zgjidhë problemet e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco