VIDEO-EKSKLUZIVE/ ‘Unë flas si Berisha, Basha e Kokëdhima?’ - Ja çfarë thotë Ben Blushi

20:54, 15/11/2016
A+ Aa A-

Ben Blushi: Mua nuk më intereson çfarë thonë të tjerët, mua më intereson sa e vërtetë është ajo që them në raport me të vërtetën, jo në raport me Saliun ose me Koçon.

Nëse ata të dy, apo shumë të tjerë vijnë te e vërteta sipas meje, kjo nuk përbën problem për mua. Më kanë pyetur në një studio se ka thën Lul Basha këtë, por edhe ti e ke thënë diçka të ngjashme.

Unë nuk kam faj që Lul Basha në varfërinë e vet ideologjike e sikletin që ka, huazon tezat e mia. Më vjen mirë. Përgjigja për të gjithë është kjo:

Nëse sot është e martë, data 16 nëntor dhe unë them është e martë 16 nëntor 2016 dhe Lul Basha e thotë është 16 nëntor 2016 dhe meqë këtë e thotë Basha unë do them që është data 17, kjo është e pamundur. Nëse Shqipëria po kanabizohet, kanabizohet si për mua dhe ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco