VIDEO-EKSKLUZIVE/ 'A ka qenë Blushi pjesë e skenarit për të rrëzuar Edi Ramën në korrik të këtij viti?' - Ja përgjigjia

20:46, 15/11/2016
A+ Aa A-

Ben Blushi: Jo, sepse mesa kam kuptuar më vonë ka pasur një ndoshta, bashkëpunim (kjo është gjëja që kam nuhatur sepse nuk kam informacionin e duhur) që në mënyrë që të rrëzohen Reforma në Drejtësi sepse Ilir Meta ishte skeptik për këtë dhe e tregoi dhe PD-ja ishte hezituese për të mos thënë kundërshtare e reformës dhe unë nuk isha fare në këtë  pozicion.

Kam folur gjithë kohën për Reformën dhe e kam votuar bashkë me zonjën Hafizi, të dy me shumë ndërgjegje. Ne mund të kishim ikur përpara nga PS-ja ose nga Rilindja. Që në maj apo qershor pas kongresit të famshëm që hoqën në mënyrë të turpshme të drejtën e votës.

Një arsye që nuk e bëmë ishte se në një vend si Shqipëria, që ju më thoni se paskam qenë në një drekë ku nuk e dija fare që isha, në një vend që çfarë nuk sajohet ne të shkëputeshim nga PS para votimit të Reformës që ndodhi në fund të korrikut. Kjo është arsyeja që ne e shtymë për në fund të vjeshtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco