Vendimi i Strasburgut/ Rama: Do ta ankimojmë, do ta bëja edhe 1 mijë herë ...

Vendimi i Strasburgut/ Rama: Do ta ankimojmë, do ta bëja edhe 1 mijë herë ...

21:25, 15/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se do ta bënte 1 mijë herë prishjen e kompleksit Jon.

Sipas tij, në rastin konkret është bërë një shpronësim në bazë të ligjit, ndërsa ankimuesit e çuan çështjen në gjykatë, pasi nuk ishin të kënaqur me shumën.

“Ne do të bëjmë një apelim po në Strasburg dhe do të presim vendimin”, tha Rama lidhur me vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Rama tha se nuk ka asnjë kontest përsa i takon ligjshmërisë, gjykata nuk ka konstatuar paligjshmëri të vendimit, por është marrë me shumën e akorduar.

“Ne nuk jemi dakort me këtë vendim të Gjykatës së Strasburgut dhe do të apelojmë në instancën tjetër po atje”, tha Rama.

Lidhur me atë çfarë rrezikon Shqipëria nga gjyqet në Arbitrazh apo në gjykata të tjera europiane, Rama tha se këto janë ëndrra që i shikojnë opozitarët.

“Janë ëndrra që shikon konglomerati opozitar”, tha Rama, duke shtuar se nuk i intereson fare kjo temë e vendimit të Strasburgut. Sipas tij, në vendim gjenden lapsuse qesharake, kur thotë se shteti shqiptar ka paguar 3500 dollarë, kur ne kemi dhënë 3.5 milionë dollarë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lugomare16/01/2018 20:39

Ti je nje hakemarres deri ne perversitet kur thua se do e beja edhe njemije here. Je person shume i rrezikshem per Kombin e per te gjithe popullin Shqiptar , te majte e te djathte . Te akuzoi OSCE per 200 meleon te fshehura ne Ofshore perse nuk u dhe pergjigje? Perseri Ambasadori OSCE akuzoi shtetin Shqiptar qe ne Shqiperi qarkullojne 2 Miljarde Evro droge, nxore Tahirin qe beri presion per te mohuar Deklaraten . Po Tahirin perse e mbron nga Drejtesia valle Shqipetaret nuk dine kush fshihet nga pas? Zoti marte haken ne ty se Shqiptaret po i poshterron varferon e mashtron.

Gjergj Simaku16/01/2018 13:54

Pirdh o Rama pirdh

t16/01/2018 09:05

Do te shohim gjyqin me Becketin,pastaj do kuptojme kush sheh endra e kush ka halucinacione

LINZA15/01/2018 23:44

Po per vilen e SURRELIT. do na thuash ndo nje gje? Se deri me soti ke fshehurshtetit e drejtesisete gjithe dokumentacionin e asaj vile qe eshte e jashte ligjeshmeBej transparencen e pasurise e te viles mafioze e pastaj na dil e na bej moral, ti politikan i pa fytyre.

lushingabarbullushi15/01/2018 23:18

Z/ Rama! Nje sygjerim: E mira eshte te emrojm ca gjykatsa te perkohshem ne gjykaten e Strazburgut. Se keta jan te korruptuar... e tha dhe z/ LU e zn/ kok'kuqe.

Shto koment

Denonco