Raporti zbulon Skandalin/ ONM rrëzoi kandidaturat e Sorosit

Raporti zbulon Skandalin/ ONM rrëzoi kandidaturat e Sorosit

17:04, 15/01/2018
A+ Aa A-

Një raport i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj, zbulon se Fondacioni Soros dhe Kuvendi i Shqipërisë po favorizojnë disa kandidatë të shoqërisë civile që nuk plotësojnë kriteret ligjore (sipas ekspertëve ndërkombëtarë-ONM). Raporti i plotë i siguruar nga Hashtag.al, zbulon shkeljen e kritereve.

Por le ta rrëfejmë fabulën në mënyrë më elementare.

Një nga organet që do strukturohen pas reformës në Drejtësi  është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. (KLP)

Një prej anëtarëve të këtij këshilli duhet të jetë propozim i shoqërisë civile. Drejtuesi i Komisionit Propozues të Shoqërisë Civile është zoti Andi Dobrushi, njëherësh dhe drejtor i Fondacionit Soros.

Nga lista që ka propozuar Komisioni i Shoqërisë Civile, në përfundim Kuvendi ka mbajtur në garë vetëm 3 kandidatura. Alfred Balla, Andi Muratej, Mimoza Qinami. 

Vleresimi final

Por vendimi i Kuvendit rezulton tërësisht në kundërshtim me opinionin e Organizatës Ndërkombëtare të Monitorimit (ONM), pasi kjo organizatë ka kërkuar skualifikimin e Alfred Ballës dhe Andi Muratej, ONM-ja ka kërkuar që në garë të mbetej vetëm Mimoza Qinami si e vetmja kandidate që plotësonte kriteret. 

Kuvendi e ka renditur në raport Alfred Ballën në vend të parëm por misioni i ONM-së është shprehur për këtë kandidat se ka dyshime se ai e ka kopjuar platformën e vetë konkuruese nga një tjetër kandidat, pra ka bërë plagjiaturë.

Ndërsa për Andi Muratej misioni i ONM-së ka zbuluar se ai nuk ka punuar në shoqërinë civile në afatin kohor siç e kërkon ligji dhe se ka qenë i angazhuar me detyra shtetërore kryesisht.

Sipas ONM-së Alfred Balla dhe Andi Muratej duhej të skualifikoheshin, por Kuvendi i Shqipërisë pa dhënë asnjë kundër-argument mbi pretendimet e ONM-së, i ka kualifikuar këta dy kandidatë, madje i ka renditur të parët në listën e pikëzimit.

Ky është një shembull arbitrar se si Kuvendi po godet me vendim politik, opinionin e ekspertëve të ONM-së duke futur në lojë dy kandidatë me probleme dhe që nuk plotësojnë kriteret.

Nga ana tjetër raporti i ONM-së zbulon dhe kompromentimin e shoqërisë civile dhe në veçanti të fondacionit Soros, pasi nga 14 kandidaturat(në total) që ka paraqitur ky Fondacion vetëm njëra prej tyre plotësonte kriteret ligjore. /Hashtag.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco