Zbulohet përmbajtja, ja dokumenti që dorëzoi Alibeaj për Tahirin

Zbulohet përmbajtja, ja dokumenti që dorëzoi Alibeaj për Tahirin

11:58, 15/01/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Enkelej Alibeaj, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kopjen origjinale të policës ndërkombëtare të sigurimit për Audin AA 003 GB, e cila fakton se Tahiri dhe Habilaj janë bashkëpërdorues të makinës. në pika kryesore, Alibeaj vuri në dukje se:

1. Polica ndërkombëtare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt në bashkëpërdorimin e Audit AA 003 GB.

2. Polica qe PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda fakton se Audi perdorej ne te njejten kohe edhe nga trafikantet e droges edhe nga Ministri i Brendshem. Kjo do te thote se te dy ishin pergjegjes per makinen dhe perfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marredhenie besimi.

3. Polica eshte e periudhes prill 2015-prill 2016, qe perfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges.

4. Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit.

5. Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges.

6. PD inkurajon Prokurorine e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me perparesi dhe te sjelle ne Kuvend kerkesen per arrestimin e Saimor Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkeperdorues i makines se droges me banden e Habiljave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco