'Siguria' në Rinas: persona që kalojnë pa u regjistruar, i mbulon shef Lala se paguajnë 'haraçin'

'Siguria' në Rinas: persona që kalojnë pa u regjistruar, i mbulon shef Lala se paguajnë 'haraçin'

10:50, 15/01/2018
A+ Aa A-

Emri i Shefit të Kufirit në Rinas, Gramoz Lalës, është denoncuar sot nga një ish-punonjës i komisariatit të Rinasit, i cili ka rrëfyer se shumë persona kalojnë kufirin pa u regjistruar fare thjesht duke i paguar "haraçin", shef Lalës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka publikuar denoncimin në origjinal, është shprehur ironikisht se "kjo është siguria në komisariatin e Rinasit: Gjoba e ryshfete për kalime të paregjistruara!"

"Lexoni mesazhin e policit dixhital", nënvizon Berisha në vijim:

“Pershendetje doktor,

mbreme ka qarkulliar nje lajm ne media qe jan larguar nga komisariati rinasit rreth 15 punonjes policie per arsye te performances se dobet ne pune, 

une jam njeri nga keta punonjes te larguar dhe e verteta eshte qe sjan larguar per arsye te performances se dobet ne pune pas selektimi i ketyre punonjesve eshte bere nga shefi kufirit Gramoz Lala dhe jan larguar te gjith ata punonjes te cilet nuk paguanin kestet mujore te ky zoteria, pasi kjo eshte puna qe behet ne rinas ku kan mbajtur ata punonjes policie te cilet jan te zhytur ne korrupsion dhe ndajn pazaret mes tyre, mjafton tu kontrollohet sistemi dhe dalin te gjith personat qe jan kaluar pa rregjistruar fare dhe kur i kthejne nga vendet e BE i mbulon ky zoti shef Lala pa permendur qe sa jan kthyer dhe i mbajn te fsheht se paguajn haraçin”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco