Gëllci gjobit gazetaren se përmendi emrin e Olsi Ramës...

Gëllci gjobit gazetaren se përmendi emrin e Olsi Ramës...

22:25, 12/01/2018
A+ Aa A-

Thoma Gëllçi, Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së, ka vendosur gjobitjen me gjysmën e pagës mujore për një prej gazetarëve të departamentit të informacionit, në redaksinë e kronikës.

Bëhet fjalë për gazetaren, Anduena Llabani (Jaupi), e cila mbrëmjen e djeshme ishte e pranishme në studion e Ora News në emisionin 360gradë të Artur Zhejit.

Gjatë debatit në emision, gazetarja në fjalë përmendi emrin e Olsi Ramës në trafikun e drogës së Xibrakës, akuzë kjo e bërë publike disa herë nga opozita.

Por duket se artikulimi apo përmendja e emrit të vëllait të Kryeministrit i ka kushtuar gazetares marrjen e një gjobe të barazvlefshme me gjysmën e pagës.

Në shkresën që disponon Syri.net dhe të firmosur nga Gëllçi thuhet se gazetarja Anduena Llabani (Jaupi) ka shkelur kontratën e punës duke marrë pjesë në një emision në një televizion privat.

Gëllçi njihet si një ndër miqtë personalë të Olsi Ramës. Madje publikisht është deklaruar nga opozita se ishte kjo lidhje e tij me vëllain e Kryeministrit, që bëri të mundur zgjedhjen e Gëllçit në krye të RTSH-së. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/01/2018 00:21

Mafia ose ndryshe Cosa Nostra, Shqipëria Cosa Nostra, Sendi Ynë, Sendi i Ramajve. Ju gënjen mendja. Kush ha shumë fryhet dhe pëllcet, baauuu buuuum.

t12/01/2018 23:38

i zi ne fytyre, i zi ne shpirt,njelloj si miku i vet

DUM- BABA12/01/2018 23:14

Televizioni iZPse i drejtuar nga gazetariveteran i po te njejtes origjine, ruan te paster vijen e partise.Lum per ne qe ne demokraci na drejtojne komunistet. E ku do vemi,,,,,,,asgje-kundi. Te denosh nje gazetare, ti heqesh buken e gojes eshte presion e shenje totalitaree presionitper te bere --bej sithome une..Fatkeqesi.

Shto koment

Denonco