Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Zaganjori: Largimet masive nga puna kosto për buxhetin e shtetit dhe ngarkesë për gjykatën

Zaganjori: Largimet masive nga puna kosto për buxhetin e shtetit dhe ngarkesë për gjykatën

15:45, 15/12/2017
A+ Aa A-

Po aktorë kryesor pjesëmarrës në këtë tryezë ishte dhe z.Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili pasi ka vlerësuar këtë raport tematik, duke pranuar gjetjet e tij, ngriti shqetësimet e tij për situatën e krijuar duke veçuar se:

 - Vonesat në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore administrative janë të pritshme, sepse së pari kemi fluks të lartë të çështjeve gjyqësore dhe numër të kufizuar të gjyqtarëve.

- Si mundet të respektohen afatet procedurale kur ndërkohë sot që flasim kemi 6000 çështje gjyqësore administrative me një Kolegj Administrativ të Gjykatës së Lartë me 3 gjyqtar.

- Numri i çështjeve në rritje dhe mosrespektimi i afateve në shqyrtimin e çështjeve, nuk është rrjedhojë vetëm e plotësimit të sistemit gjyqësor me trupën e nevojshme gjyqësore, por ne duhet të shikojmë pak edhe fenomenet që përsëriten shpesh në shoqërinë tonë .

- Sa herë që ka zgjedhje në vendin tonë, dhe ndryshim pushteti, apo dhe ndryshim titullari të një institucioni publik, rriten largimet masive nga puna. Pse duhet të ndodhë kjo?, Kjo përsëritet. Shembull mund të jenë doganat, ku pothuajse 100 %, ka ndryshim të stafit në këto institucione;

- Ajo që vërehet është fakti se në largimet nga puna, institucionet publike, nuk respektojnë as procedurën e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, asnjë afat, dhe në këtë mënyrë, çdo të bëjë gjykata, do të vendosë në favor të paditësit sipas ligjit.

- Por kjo ndikon shumë në buxhetin e shtetit, pasi kostot do të duhet ti përballojmë të gjithë. Prandaj ndodh që shteti paguan, dy persona për të njëjtin vend pune, ndonjëherë edhe tre persona. Përveç përgjegjësisë disiplinore administrative e penale, kjo kërkon vlerësim të thelluar shtetëror dhe s’ka të bëjë e punën e gjykatave, por të administratës dhe sjelljes së saj .

- Numri i çështjeve të përllogaritjeve të pensioneve, është një numër që rritet përditë. Dhe kjo ndodh pikërisht, se çdo individ në moshë pensioni, pasi ka punuar për gjithë jetën, për shkak se ligjet janë ndryshuar aq shpesh, apo në disa raste mungojnë, apo nuk janë në harmoni me njeri tjetrin, sjellin keqllogaritje të pensionit nga administrata dhe më pas konflikt gjyqësor.

- Kërkohet gjithmonë nga Gjykata e Lartë Unifikimi i praktikës Gjyqësore, por si mundet Gjykata e Lartë të bëjë këtë unifikim, në kushtet kur nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, duhet një numër prej 13 gjyqtarësh për të bërë një procedurë unifikuese, dhe sot ka më pak se 10 gjyqtarë në trupën e saj, dhe ky vakum në trupën gjyqësore nuk mund të plotësohet për shkak se nuk janë krijuar ende institucionet e reja të sistemit.

- Për më tepër z.Zaganjori, veçoi faktin se e gjithë trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Civil, e cila përbëhet afërsisht me 80 gjyqtarë, përballon thuajse numër të njëjtë çështjesh si trupa e Gjykatës së Apelit Administrativ e cila përbëhet sot me 13 gjyqtarë. Kjo tregon se duhet gjetur një zgjidhje ndryshe, pasi gjyqtarët janë tepër të mbingarkuar dhe nuk ka pse përdoren dy standarde brenda sistemit gjyqësor, sa i takon numrit të çështjeve dhe ngarkesës në punë.

- Pra problemi nuk është gjithmonë tek gjyqësori, por tek organe të tjera vendimmarrëse, të cilat duhet të vlerësojnë mirë veprimtarinë e tyre, dhe vendimmarrjen, në mënyrë që kjo situatë të rregullohet dhe të mos prodhojnë konflikt.

----------------------

Ballanca

Prezente në këtë takim, ishte dhe Avokati i Populli, Zj.Erinda Ballanca, e cila e mori fjalën me kërkesën e saj. Ballanca vlerësoi qasjen e veçantë dhe konkrete të Zaganjori në adresimet e tij në këtë konferencë dhe mbështeti plotësisht kontatimet dhe mesazhet e përcjella nga Presidenti Republikës.

Në punën tonë të përditshme, kemi një fluks akesash, dhe thelbi i tyre është tejzgjatja e procesit gjyqësor jo vetëm në Gjykatën Administrative, por kryesisht në gjithë sistemin.

Do dëshiroja të veçoja, faktin se referuar të dhënave, çdo gjyqtar administrativ është i mbingarkuar, pasi realisht kohë fizike për të shqyrtuar çështjet, është shumë e shkurtër.

Mbigarkesa me numër çështjes, do të thotë që dhe vëmendja apo cilësia e studimit të një çështje humbet, dhe kjo vetëm për shkak të ngarkesës sa lartë. Po a mund të quhet se jepet një drejtësi objektive, në këto kushte.

Prandaj është e nevojshme, që gjyqtarëve përveç se tu kërkohet llogari, duhet edhe ti jepet mundësia që të ushtrojnë profesionin në mënyrë dinjitoze.

Gjyqtarët shqyrtojnë pretendime dhe drejta të individëve, dhe në këto kushte koha për arritjen në konkluzione logjike dhe bazuar në ligj, duhet të jetë e mjaftueshme dhe e përshtatshme, prandaj duhet të rishikohen të gjitha mundësitë për uljen e ngarkesës.

Kjo është realiteti në sistemin gjyqësor, me këtë duhet të merremi shumë herë më tepër, u vu re gjatë fjalës së zj.Ballanca.

Konferencën e përshëndeti edhe z. Claus Neukirch, Kreu i Këshillit të Europës, i cili bëri një ekspoze se cilat janë pritshmëritë e institucionit që ai drejton dhe ndihma që është dhënë në këtë drejtim, duke evidentuar cilësinë e produktit të raportit tematik të publikuar në konferencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco