Rama e bën zyrtare: Të hënën zgjedh kryeprokurorin me 71 vota

Rama e bën zyrtare: Të hënën zgjedh kryeprokurorin me 71 vota

15:00, 15/12/2017
A+ Aa A-

Mazhoranca qeverisëse nën drejtimin e Edi Ramës ka vendosur ta çojë deri në fund zgjedhjen antikushtetuese të prokurorit të ri të përgjithshëm edhe pse të përkohshëm, por që nuk i dihet sa është kohëzgjatja e mandatit.

Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë sot rendin e ditës për seancën parlamentare që nis të hënën në orën 10:00 dhe që do të zgjedhë edhe kryeprokurorin e ri të vendit me shumicë të thjeshtë.

Rendi i ditës së seancës plenare e hënë, 18.12.2017, ora 10:00

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 21, datë 15.12.2017 të Kryetarit së Kuvendit z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

2. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 93/2015 “Për turizmin” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë  dhe Mjedisin

Diskutime

 (Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

3. Projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Politikën e Jashtme

Diskutime

 (Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

4. Dekreti nr. 10656, datë 22.11.2017 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” (Kushtetuta neni 85, Rregullore neni 86, votim me shumicë absolute për rrëzim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

 (Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit

5. Projektvendim “Për caktimin e Prokurorit që do të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm” (Rregullore, neni 111, ligji nr. 97/2016, neni 109, votim me shumicë të thjeshtë)

Raporti i komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

(Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit

6. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare” (Rregullore, neni 111, votim me shumicë të thjeshtë)

Raporti i komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

 (Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit

 7. Projektvendim “Për caktimin e një deputeti në komisionet e përhershme parlamentare” (Rregullore, nenet 21 e 55, votim me shumicë të thjeshtë)

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës  (neni 45, Rregullore)

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta?

 SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

LUSUS15/12/2017 20:48

n Por nejse do e duartrokase shoku lu nga kina, e kacurrelesja kuqalashe e evropes, a po edhe zagaret qe ishkojne , ei kane vajtur mbrapa/A do shpallet mbret... OOOOOO MILET,

Shto koment

Denonco