Azilkërkuesit, Collomb: Shqiptarët nuk nisen vetëm nga Tirana, ja si po i bllokojmë ata tani

Azilkërkuesit, Collomb: Shqiptarët nuk nisen vetëm nga Tirana, ja si po i bllokojmë ata tani

12:14, 15/12/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Francës Gérard Collomb ka deklaruar sot nga Tirana, gjatë një konference shtypi, se Franca po i përforcon kufijtë e saj për të mos lejuar azilkërkuesit e huaj, përfshirë ata shqiptarë të hyjnë në të. Ai tha se shqiptarët nuk nisen vetëm nga Tirana, por edhe nga kryeqytete të tjera, ndaj Franca po bashkëpunon me Gjermaninë dhe shtetet e tjera europiane për t'i ndaluar azilkërkuesit dhe njëkohësisht, 4 oficerë shqiptarë do të  shkojnë në Francë për këtë qëllim.

"Do të ketë një bashkëpunim të fortë për këtë çështje midis ministrit shqiptar dhe ministrit francez, - tha Collard. - Kjo është marrëdhënie besimi me njeri tjetrin dhe ne e kemi hasur këtë me njeri-tjetrin.

Kur shoh shifrat e shqiptarëve që nuk janë lejuar të udhëtojë drejt Francës mendoj se kjo është pozitive. Procedurat për azilin dhe emigrimin në Francë duhet të trajtohen me kriteret europiane dhe ato gjermane. Ne duhet të punojmë edhe me vendet fqinje, se shqiptarët nuk nisen vetëm nga Tirana, por edhe nga kryeqytetet e vendeve fqinje ndaj ne kemi propozuar që nga 4 oficerët shqiptarë, dy të punojnë në Francë, në Paris me forcat ajrore dhe të kufirit dhe dy në zonat ku janë përqëndruar azilkërkuesit shqiptarë, si në Lion, zonë shumë e prekur nga azilkërkues. Pra, veç shifrave aktuale, ne kemi edhe vullnetin shumë të mirë."

Ministri Collomb, i pyetur për hapjen e negociatave, nëse Shqipëria deir në këto moment, e meritonte hapjen e tyre, tha: 

"Ju e dini që në një qeveri nuk është vetëm Ministri i Brendshëm, është Presidenti i vendit që thotë se çfarë duhet të bëhet. Por kur Macron foli në universitetin e Sobornës për të ardhmen e Europës, për të ardhmen e Shqipërisë, pra ai foli edhe për Shqipërinë....E mund të mos e kishte bërë këtë.

Do t’ia transmetoj Presidenti Macron ëndrrën e shqiptarëve për integrim në Europë. Falemnderit për pritjen, ishte e jashtëzakonshme dhe do të largohem prej këtu me vullnetin për t’i promovuar më tej marrëdhëniet me Francën. Pas disa muajsh do të vij përsëri për një javë, 7 - 8 ditë në Shqipëri," premtoi ministri i Brendshëm i Francës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco