Azilantët, Rama i detyruar të bindë Francën: Po e vazhdojmë frenimin e tyre

Azilantët, Rama i detyruar të bindë Francën: Po e vazhdojmë frenimin e tyre

11:53, 15/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë, ministrin e Brendshëm të Francës Gérard Collomb, i cili ka ardhur për një vizitë zyrtare dyditore.  Rama dha një konferencë të përbashkët shtypi me Collomb ku deklaroin se e kishte vënë në dijeni për r zhvillimet në Shqipëri, operacionin Forca e Ligjit, reformën në Drejtësi etj.por në veçanti, e kishte siguruar se qeveria shqiptare kishte vullnetin për të zgjidhur problemin e azilkërkuesve shqiptarë. 

"Në veçanti,- tha Rama, - e njoftova se ne kemi marrë masat lidhur me azilkërkimin, duke njoftuar qytetarët se azili është një rrugë pa krye, ashtu siç dëshmojnë ata që në fund të kësaj rruge janë detyruar të kthehen."

“Vullneti ynë është i plotë – theksoi Rama, - dhe procesi i frenimit do të vazhdojë. Qytetarët shqiptarë janë mirëkuptues se kjo është sfidë e madhe e jona e çeljes së negociatave për anëtarësim dhe e nevojës së madhe të një shteti që duhet të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane.

Natyrisht që Franca është një shtyllë e patjetërsueshme e BE dhe Shqipëria një vend që aspiron, aspiratë që e mbron dhe do ta mbrojë muaj pas muaji deri ditën e vendimarrjes me rezultatet konkrete në çdo aspekt.

Dua ta falenderon ministrin për praninë e tij në Tiranë dhe ta siguroj në emër të qeverisë si dhe Presidentin Macron se ne do të vijojmë të vendosim njerin pas tjetrit të gjithë gurët e themelit të shtetit të së drejtës dhe ndërtimit të institucioneve europiane këtu në vendin tonë duke qënë të bindur se e vetmja rrugë për të garantuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve në tregun e punës është rruga e reformave, negociatave dhe integrimit dhe asnjë shteg tjetër, përveç azilkërkimin. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco