Zbardhet dëshmia e Tahirit: Mund të më mbani në burg po të doni, por unë luftoj ...

Zbardhet dëshmia e Tahirit: Mund të më mbani në burg po të doni, por unë luftoj ...

11:56, 15/12/2017
A+ Aa A-

Kanë dalë detaje të reja nga deklarimet e sotme të ish-ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri  në seancën dëgjimore te Gjykata e Krimeve të Rënda. Tahiri ka këmbëngulur përpara gjyqtares Liliana Baku, se duhet që t’i heqin masën e bllokimit të pasaportës me arsyen se prokuroria prova të tilla nuk i ka të reja, por i ka pasur në dosje, që në datë 20 tetor.

Gjithashtu ish-ministri ka deklaruar se gjykata mund ta mbajë edhe në burg, por ai lufton për principe. Kjo mënyrë e të folurit sipas dëshmitarëve brenda sallës ku po zhvillohej seanca, ka  shkaktuar habi te gjyqtarja Baku, pasi ish-ministri akuzohet për vepra shumë të rënda penale, ndërkohë që i fliste asaj për, “principe”..

“Nuk e kam problemin tek masa, mund të më mbani edhe në burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë këtë bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”, -mësohet se është shprehur Tahiri.

Nga ana tjetër, avokati Maks Haxhia tha për gazetarët se ishte një vendim i pritur, pasi gjykata është kthyer në notere të vendimeve të prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t15/12/2017 15:12

mire saje qorri nuk di cflet tani se mendja i rri te burgu,por edhe avokati qenka po aq i trullosur

Shto koment

Denonco