Pse gënjeu publikisht kandidatja për Kryeprokurore...

Pse gënjeu publikisht kandidatja për Kryeprokurore...

17:14, 13/12/2017
A+ Aa A-

Arta Marku, një prej kandidatëve për kryeprokurore të përkohshme, deklaroi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjevese nuk është proçeduar asnjëherë për shkelje në punë gjatë gjithë karrierës.  Por në vitin 2008, Marku është paditur nga ministri i Drejtësisë së asaj kohe,  Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj kishte zbuluar se një i dënuar kishte vuajtur 2 muaj e 13 ditë më shumë burg, për arsye se dy prokurorët nuk kishin ekzekutuar vendimin penal të tij.  Bëhet fjalë për prokurorët e Shkodrës, Arta Marku dhe Brahim Dragjoshi, shkruante Koha Jonë në 2008. Problemi i mbajtjes më shumë në qeli të dënuarve u evidentua edhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, e cila akuzonte Prokurorinë për mosekzekutim të vendimeve penale në kohë. Asokohe Ina Rama që drejtonte prokurorinë e Përgjithshme nuk ka marrë masa ndëshkimore për prokurorët e Shkodrës.

Marku u pyet në lidhje me këtë padi nga një prej deputetëve të PS-së, ndërsa në përgjigjen e saj sqaroi se deputeti duhej të ishte thelluar më shumë në kërkimin e tij në lidhje me këtë situatë, duke theksuar se lidhur me çështjen në fjalë Ministria nuk kishte bërë apelim, përkundër zgjidhjes së gjetur.

Historia

Nje kontroll i ushtruar nga Inspektoriati i Ministrise se Drejtesise, ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe ate te Apelit Shkoder, zbuloi se i denuari Arben Ndoja kishte qendruar padrejtesisht ne burgim per 2 muaj e 13 dite me teper. Nga inspektimi rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, e perbere nga gjyqtari i vetem Andri Ymeri, ne daten 9 janar te vitit 2007, kishte denuar te pandehurin Arben Tom Ndoja me 2 vjet e 2 muaj burgim. Pas apelimit te vendimit nga i pandehuri Ndoja, Gjykata e Apelit Shkoder, e perbere nga gjyqtaret Fuat Vjerdha, kryesues i trupit gjykues, Edlira Petriti dhe Izet Dushaj, anetare, pasi ka gjykuar ceshtjen, ka vendosur denimin e te pandehurit Arben Tom Ndoja me 18 muaj burgim, denim ky i cili u shenua ne procesverbal me vonese, pas aplikimit te gjykimit te shkurtuar, per te cilin ishin vene ne dijeni edhe dy prokuroret. Por, prokurori i Apelit Shkoder, Brahim Dragjoshi dhe prokurorja e Rrethit Shkoder, Arta Marku, e ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve penale, nuk kishin zbatuar urdhrin per ekzekutimin e vendimeve penale dhe mbikeqyrjen e vuajtjes se denimit me burgim.

Sipas kallezimit te dorezuar kryeprokurores Ina Rama, tre muaj me pare, behej me dije se dy prokuroret edhe pse kane qene ne dijeni te vendimit perfundimtar te dhene nga gjykata, nuk kishin ekzekutuar lirimin e te denuarit Ndoja, i cili qendroi ne qeli deri sa e shleu teresisht denimin e dhene me vendimin e formes se prere nga gjykata, pa perfituar aplikimin e gjykimit te shkurtuar, edhe pse e kishte perfituar me pare. Ndersa nenet ligjore te shkelura nga dy prokuroreve jane; “heqja e paligjshme e lirise, shperdorimi i detyres, kryerja e veprimeve arbitrare, funksionet e prokurorit etj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco