Gazetari Flamur Vezaj nga SHBA, bën 'vetingun' e kandidatëve për kryeprokuror

Gazetari Flamur Vezaj nga SHBA, bën 'vetingun' e kandidatëve për kryeprokuror

01:23, 13/12/2017
A+ Aa A-

Nga Flamur Vezaj

Doli lista më në fund sepse u ç’mendëm, nuk mbeti emër prokurori pa u lakuar e disa të tjerë për shkak të problemeve nuk morën mundimin të kandidonin edhe pse qejfi ia kishte!

Duke parë emrat e kandidateve, disa prej të cilëve i njoh nga afër thash të bëj një përshkrim për gjithsecilin! Disa prej tyre janë përfolur keqas në media ndër vite, disa janë provuar në kry të institucioneve apo njësive Task-Forcë duke kontribuar në shkatërrimin e sistemit të Drejtësisë e disa të tjerë janë anonim dhe nuk njihen në media pasi në asnjë rast nuk kanë qënë pjesë e dosjeve me “spec”!

Në bazë të njohjeve, bisedave e akuzave në media po rendis përshkrimin e shkurtër për këta kandidatë, por që pavaresisht akuzave apo hetimeve ndaj tyre, dosjet i janë pushuar dhe janë të pafajshëm dhe të “pastër”! Kjo nuk do të thotë që nuk duhet evidentuar problemet dhe “incidentet” që kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës!

Po shkruaj disa prej gjërave negative se pozitivet ia vlerëson Komisioni i Mandateve mbi bazën e lobimit të kryer!

Image

Arta Marku

Prej kohësh prokurore në Shkodër por që dihet që ka qënë shoqe e klasës me Ermonela Felaj dhe ka miqësi me Ulsi Manaj (nuk është turp të kesh shoqëri) por Marku disa vite më parë është kallëzuar dhe hetuar nga Ministria e Drejtësisë se bashkë me persona të tjerë kanë harruar në burg për mbi dy muaj një person duke mos e liruar edhe pse i kishte mbaruar dënimi!

Arqile Koça

Prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme prej shumë shumë vitesh dhe që mes tjerash ishte njëri nga prokurorët që “dështuan” në hetimin e thelluar të çështjes së Gërdecit dhe asnjëherë nuk është evidentuar për ndonjë vendimarrje të rëndësishme të dosjeve që ka hetuar etj!

ImageArtur Selmani

Prej shumë vitesh prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe që përfaqësonte akuzën në Gjykatën e Lartë, ku kohët e fundit është kallëzuar penalisht nga Adriatik Llalla se ka zbutur akuzat duke favorizuar Gjykatën e Lartë tre personat e akuzuar për vrasje të trefisht në Vlorë etj!

ImageBesnik Muçi

Prokuror të Krimet e Renda prej disa viteve dhe që ka hetuar shumë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, mes tyre Aldo Baren e Julian Sinanajn etj dhe që njihet si pesoni që u shkarkua nga Theodhori Sollaku pasi nuk pranoi të pushoi hetimet për dosjen e privatizimit të sport klub “Dinamos” dhe që më pas u kthye në detyrë pas largimit të Sollakut nga Prokuroria e Përgjithshme etj!

xImageErmira Tafani

Nuk e njoh personalisht por është denoncuar në emisionin STOP të TVKLAN për korrupsion etj!

ImageFerdinand Elezi

Prej shumë vitesh drejtues prokurorie dhe që ka kontribuar në kalbjen e sistemit! Ka mbaruar Juridikun me korespodencë dhe është në vitin 1997 kur ishte zyrtar policie ka braktisur detyrën! Vec kësaj ai është dhe drejtuesi i prokurorisë me “lejen” e të cilëve u lirua Lul Berisha duke mos ia numëruar ditët e burgut siç duhet. I lobuar nga Vangjushi etj!

ImageGranit Shahu

I besuar i Adriatik Llallës dhe i promovuar në kohën e tij pasi në kohën e Ina Ramës është proceduar dhe ka marrë masë disiplinore duke e “internuar” në Shkodër por që me ardhjen e Llallës ai u rikthy në Tiranë dhe më pas u emërua shef i akuzës në Shkodër! Ku kolegët e tij ne veri i kanë ngjitur një epitet “139” duke ju referuar nenit të Kodit Penal me këtë numër që është “vjedhja me dhune”!

P.S. Të gjithë drejtuesit e prokurorisë, mendoj se duhet të mbajnë përgjegjësi penale për “mos ushtrim të ndjekjes penale” ndaj zyrtarëve të policisë për kanabizimin e Shqipërisë pasi ata kishin dijeni për implikimin e tyre dhe nuk ndërmorën asnjë veprim e hiç më pak të promovohen në detyrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco