Edi Paloka: Nuk ka rëndësi kursi i përplasjes me ambasadorët, ja pse Rama kërkon kryeprokurorin

Edi Paloka: Nuk ka rëndësi kursi i përplasjes me ambasadorët, ja pse Rama kërkon kryeprokurorin

22:33, 12/12/2017
A+ Aa A-

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, njëherëz edhe nënkryetar i PD-së, rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike sa i takon zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, Paloka tha se “nuk ka rëndësi fare kursi i përplasjes me ambasadorë, sepse ka ambasadorë që kanë dhënë mendime të ndryshme”.

Sipas Palokës, ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me përfundimin e mandatit të Adriatik Llallës.

 “Ka një arsye pse me kaq urgjencë dhe nuk është mbarimi i mandatit të kryeprokurorit, por është këmbëngulja e Edi Ramës për ta marrë Prokurorin. Lidhet me ato që implikojnë njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Praktikisht, Edi Rama kërkon të marrë prokurorin për të shpëtuar veten”, deklaroi ai.

Paloka thotë se emërimi i kryeprokurorit të ri, sipas propozimit të mazhorancës, shkel Kushtetutën.

 “Sot kërkohet të vendoset një prokuror pa kaluar vettingun. Ky do të ishte fundi i gjithçkaje!”, tha ai.

Paloka gjithashtu komentoi edhe situatën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, kur tha se ndërkombëtarët paralajmëruan PD për të mos ndërmarrë ato që kishim deklaruar për ditën e zgjedhjeve.

 “Na kërcënuan! Na thanë nëse nuk bëni marrëveshje, nëse ndërmerrni ditën e zgjedhjeve ato që keni deklaruar për të mos lejuar zgjedhjet, atëherë do të keni punë me ne”, u shpreh Paloka.

Gjithashtu, Paloka akuzoi për hipokrizi kritikët e Bashës.

 “Ata që thonë sot pse Lulzim Basha bëri marrëveshje, para marrëveshjes thonin të gjithë “bëj marrëveshje, pse nuk bën marrëveshje” e kështu me radhë. Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi e kanë pranuar këtë”, thotë ai.

Paloka thotë se vetë personalisht ka qenë kundër marrëveshjes me Edi Ramën, ndërsa shton se edhe mënyra sesi u hartua lista ndikoi në rezultat.

 “I kam thënë që nuk mund të hyjmë në këto zgjedhje kështu. Mënyra si u bë lista ishte gabim dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Lulzim Basha”, deklaroi Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco