Berisha: Meta-Veliaj, flirt në eter. Rama provokoi Presidentin me...

Berisha: Meta-Veliaj, flirt në eter. Rama provokoi Presidentin me...

21:57, 12/12/2017
A+ Aa A-

Mes Ilir Metës dhe Erjon Veliajt ka një flirt në eter. Kështu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha në mbrëmjen e sotme në studion e Abcnews.

“Që Erjon Veliaj po konturohet si rival i Edi Ramës kjo duket. Që Ilir Meta i ka pasion “short cut”-et edhe i ka. Por, a e lejon posti i Presidentit për ta bërë këtë? Unë mendoj se nuk e lejon. A do ta bëjë ai një gjë të tillë? Kjo mbetet për tu parë. Ajo që mund të them është se mes Metës dhe Veliajt ka një lloj flirti në eter. Ekziston apo jo? A do ta përdorë Meta. Unë them se posti nuk e lejon, por le të shohim”, u shpreh Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes për afërsinë që  Presidenti ka treguar ndaj Kryebashkiakut Veliaj.

Në vijim, Berisha e konsideron një “provokim të rëndë” propozimin që kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit të Republikës Ilir Meta për të emëruar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon.

Ish-kryeministri thotë se në të tilla raste Kryeministri nuk mund të ecë me teorinë e “faktit të kryer” pasi kreu i SHISH nuk është një emërim i zakonshëm pasi ai është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe jo një ministër i qeverisë.

 “Shefi i shërbimit dha dorëheqjen. Edi Rama për minimumin e etikës nuk mund ta vinte Presidentin përpara faktit të kryer. Kreu i SHISH nuk është ministër. Presidenti nuk mund të firmosë symbyllur. Ky është provokim. Rama duhet të konsultohej me Presidentin për pasuesin e Visho Ajazi Likës. Unë nuk kam asgjë me atë që ka propozuar, madje as nuk e njoh fare, por kjo është situata”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco