Kryemadhi takim me Vatra në SHBA:  Sa më i fortë shteti mëmë, aq më shumë mbështetje për emigracionin

Kryemadhi takim me Vatra në SHBA: Sa më i fortë shteti mëmë, aq më shumë mbështetje për emigracionin

21:13, 12/12/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,  në vijim të vizitës disa ditore në SHBA, ka zhvilluar një takim me shoqatën më të vjetër të diasporës shqiptare Vatra.

Kryetarja e LSI u shpreh e emocionuar që ishte për herë të parë në vizitë te Vatra, një shoqatë me rëndësi të veçantë për rrugëtimin historik të Shqipërisë, themeluar e që ka pasur pranë saj disa nga mendjet më të spikatura të kombit si Fan Noli e Faik Konica.

Gjatë takimit, kryetarja e LSI vlerësoi shumë pozitive çdo përpjekje që shqiptarët bëjnë për të kompaktësuar gjithmonë e më shumë komunitetin dhe mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare shqiptare në një vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja e LSI theksoi se sa më i fortë , sa më i stabilizuar e sa më mirë të eci shteti mëmë, kjo është një mbështetje për emigracionin dhe diasporen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo premtoi se kontaktet do të jenë të vazhdueshme dhe shprehu gatishmërinë për të diskutuar dhe me kualitetet intelektuale qe Vatra ka, edhe për cështje që kanë të bëjnë me zhvillimin sa më të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë mëmë e Diasporës.

Kryetari i sapozgjedhur i Vatrës,  Dritan Mishto shprehu kënaqësinë për vizitën e Kryetares së LSI-së, Kryemadhi dhe u shpreh se shoqata po tenton ti japë një frymë të re punës së Vatrës për fortësimin e diasporës dhe mbajtjen gjallë e të fortë të vlerave kombëtare e të marrëdhënieve të vazhdueshme me Shqipërinë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco