Berisha:Largimi i Kryetarit të PD? Unë jam gjithmonë me bazën...

Berisha:Largimi i Kryetarit të PD? Unë jam gjithmonë me bazën...

20:29, 12/12/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri historik i PD-së, deklaroi mbrëmjen e sotme se në çdo rast ka qenë dhe është me bazën e kësaj force politike.

Në studion e Abcneës, Berisha u përgjigj pyetjes se me cilin do të ishte në rast se do të kishte një kërkesë për largimin e Kryetarit të PD-së.

“Nëse do ta kërkonte baza, unë jam me bazën. Gjatë historisë 27 vjeçare të kësaj partie ka pasur debate gjithmonë. Nuk ka ngelur gjë që nuk është shkrojtur, por një nga historitë më të mrekullueshme është ajo e lëvizjes studentore dhe e themelimit të PD.

Njëri prej tyre do të thonte këto fjalë: bashkëpunëtorët e afërt nuk e donin Berishën, natyrisht e kundërshtonin, donim të shpëtonim prej tij, por problemi ishte ky,  që sa dilte në bazë baza ndizej flakë prej tij. Unë gjithmonë kam qenë me bazën”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco