11 apo 12 Dhjetori? Berisha: Ja kur është data e themelimit të PD-së

11 apo 12 Dhjetori? Berisha: Ja kur është data e themelimit të PD-së

20:15, 12/12/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e ABC news, ka risjellë në kujtesë edhe njëherë themelimin e Partisë Demokratike 27 vite më parë.

Ai ka rrëfyer me detaje atë që ndodhi në 11-12 dhjetor të vitit 1991, dhe ditëve që3 e shoqëruan më pas PD-në dhe ata që e themeluan.

E vërteta historike është kjo, më 11 dhjetor është kthyer përfaqësia e petagogëve dhe studentëve nga takimi në pallatin e kongreseve me Ramiz Alinë. Arben imami i tha shqiptarëve se do të krijohet partia e re. Në katin e dytë në korridor apo në një zyrë, kemi diskutuar për partinë e re, kemi diskutuar dhe kemi vendosur që ta quajmë Partia Demokratike. Të nesermën në mëngjes në shtëpinë e Gramoz Pashkos jemi mbledhur ku kemi diskutuar në shtëpinë e z. Gramoz Pashko dhe më pas jemi zhvendosur në një dhomë në godinën nr 15 në QS që mund ta quajmë shtëpinë e parë të PD-së. Në shtëpinë e Pashkos ka nisur puna për programin minimal, për programin e plotë dhe kjo ka vazhduar për 4 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco