Ministri italian i Drejtësisë: Të arrestohen 12 personat e dënuar nga drejtësia italiane, ndodhen në Shqipëri

Ministri italian i Drejtësisë: Të arrestohen 12 personat e dënuar nga drejtësia italiane, ndodhen në Shqipëri

19:43, 12/12/2017
A+ Aa A-

Ministri italiani Drejtësisë, Andrea Orlando kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane.

Ai u shpreh se vendimet në mungesë nga drejtësia italiane duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare.

Bëhet fjalë për të paktën 12 raste specifike të vendimeve në mungesë për të cilat ka folur ministri Orlando sot në Tiranë.

 Pra janë shqiptarë të dënuar në mungesë në Itali por që ndodhen në Shqipëri për të cilët Italia kërkon ekzekutimin e vendimit të saj ndërkohë që ata nuk janë arrestuar. Madje në disa raste drejtësia shqiptare ka ulur ndjeshëm vitet e dënimeve të dhënë nga drejtësia italiane.

 “Vendimeve që janë marrë në vendin tonë në mungesë për shtetasit shqiptarë kodi jonë e lejon por ai shqiptarë jo. Por për ne vendimet ne mungesë duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare. Është një element që duhet të sqarohet dhe për këto kemi ardhur sot”, deklaroi ai për Report Tv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco