Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Manjani në SYRI.net: Ja kush ishin faktorët realë të humbjes së opozitës dhe fitores së PS në zgjedhje

Manjani në SYRI.net: Ja kush ishin faktorët realë të humbjes së opozitës dhe fitores së PS në zgjedhje

18:47, 12/12/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë,, Ylli Manjani, nuk sheh vetëm kanabisin dhe blerjen e votës si faktor kryesor për fitoren e zgjedhjeve nga ana e PS-së.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, të moderuar nga alen Xhelili, Manjani u shpreh se një faktor kryesor      që votat shkuan tek PS ishte dhe marrëveshja Rama-Basha.

‘Unë kam bërë këtë analizë. Problemi kryesor sepse u devijua rezultati zgjedhor ishte marrëveshja me PD, e cila solli dy të këqija: e para që nuk lejoi koalicionet dhe i hoqi zemrën sistemit, dhe dëmi i dytë ishte demotivimi i votës së demokratëve. Kjo bëri që demokratët të mos merrnin pjesë në zgjedhje dhe u rrit në mënyrë artificiale rezultati për PS dhe LSI. PS nuk morri 51 %, por vetëm 48 dhe me një llogjikë proporcionale nuk mund të qerveriste i vetëm. Do të kishim një rezultat të balancuar nëse nuk do të kishim këtë marrëveshje dhe rrjedhimisht një parlament jo të devijuar, tha Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco