Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Ish-Ministri i Drejtësisë në Syri.net: Reformë e pastudiuar, u bë për të hequr Adriatik Llallën ...

Ish-Ministri i Drejtësisë në Syri.net: Reformë e pastudiuar, u bë për të hequr Adriatik Llallën ...

18:31, 12/12/2017
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar sërish reformën në Drejtësi, gjatë intervistës në Syri.net.

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Syri.net. Manjani tha se kjo reformë ishte e pastudiuar.

Sipas tij me këtë reformë mazhoranca kishte vetëm një qëllim, të hiqte Adriatik Llallën.

‘Ne jemi në këtë situatë që jemi, pasi reforma është e pastudiuar mirë, me disa qëllime të dukshme. Pra reforma në Prokurori u bë vetëm për të heq Adriatik Llalllën.

Si mund të zëvendësohet Prokurori i Përgjithshëm me Prokurorë të përkohshëm. Jo pra sepse këta e kishin menduar që ta shkarkonin me Vetting. Nuk ka burrë nëne që të na,mbushë mendjen që duhet të vihen prokurorë të përkohshëm për të zëvendësuar prokurorin e përgjithshëm ku i mbaron mandati’, deklaroi Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco