Gara për Kryeprokurorin, Kuvendi mbyll aplikimet/ Ja kandidatët e paraqitur...

Gara për Kryeprokurorin, Kuvendi mbyll aplikimet/ Ja kandidatët e paraqitur...

18:18, 12/12/2017
A+ Aa A-

Kuvendi ka mbyllur zyrtarisht aplikimet për kryeprokurorin e përkohshëm, ndërsa afati ishte në orën 18:00 të datës 12 dhjetor.

Në garën e ccelur vetëm me vendimin e mazhorancës depozituan kërkesën dhe dosjen përkatëse 7 kandidatë, të cilët do të merren në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve.

Megjithëse prej 5 ditësh ishte hapur gara, tre ditët e fundit kanë qenë intensive. Dy ditë më parë ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi i pari që zyrtarizoi kandidaturën.

Dje ishte Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, ndërsa sot janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë.

Kandidatët

1- Ferdinand Elezi;

2- Arta Marku;

3- Besnik Muçi;

4- Arqile Koça;

5- Granit Shahu;

6- Ermira Tafani;

7- Artur Selmani

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco