E zbulon deputeti: Ja pse Edi Rama kërkon të zgjedhë një prokuror me 36 vota

E zbulon deputeti: Ja pse Edi Rama kërkon të zgjedhë një prokuror me 36 vota

14:28, 12/12/2017
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi me një reagim në faqen e tij në Facebook, thotë se ‘Edi Rama kërkon të zgjedhë një deputet me 36 vota nga deputetë e tij’.

Sipas Bylykbashit Ramës i duhet një prokuror i përkohshëm që të mbyllë dosjet e korrupsionit të njerëzve të tij, si Tahirit, Dakos, Sejdinit, etj.

Reagimi i Oerd Bylykbashit në Facebook:

Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një punë...

Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. SPAK ësntë i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit.

Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.

Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë Prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktoje ata që do Kryeministri.

Dhe pastaj ka sharlatanë që thone se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco