Donald Lu i përgjigjet Vasilit: Reforma nuk ka vdekur, politikanët kanë frikë

Donald Lu i përgjigjet Vasilit: Reforma nuk ka vdekur, politikanët kanë frikë

13:05, 12/12/2017
A+ Aa A-

Donald Lu i ka dhënë përgjigje sot deklaratave të kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili pak ditë më parë u shpreh se ‘Reforma në Drejtësi ka vdekur’.

Deklarata e Donald Lu ditën e sotme:

‘Luftoj për reformën në drejtësi pasi është një përparësi e madhe për presidentin amerikan dhe sekretarin e shtetit. Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar. Komisionet e vettingun dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë. Së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera në drejtësi, përfshi SPAK dhe BKH.

Shqiptarët presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë se “reforma në drejtësi ka vdekur”. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e rëndësishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur.

Sistemi i vjetër i drejtësisë i mbronte njerëzit e shtetit me pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht’.

Çfarë tha Petrit Vasili:

Komisioni i ligjeve asgjëson 140 votat e kuvendit, që i vunë vulën Reformës në Drejtësi natën e 21-22 korrikut 2016.

Reforma vdiq, rroftë reforma. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DENVER12/12/2017 17:35

zLU mos na trego rruget kute shkojme duke shkelur kushtetuten, por na trego rrugen ne te cilen ke ecur ne politiken shqipetare,Deri me sot tregohesh ,e je treguar pale pa medyshje. Ne se ne SH

sonja12/12/2017 16:52

I dashur ambasador. Une jam popull dhe e kuptoj shume mire se cdo te thote qe i akuzuari te kete te drejten per te zgjedhur prokurorin e tij. Kaq budallenj po na beni si ne si politikanet tane qe kane frik te dalin hapur me qendrim ndaj jush. Ju po perdorni forcen e shtetit amerikan ndaj politikaneve tane per te mbuluar skandalet e fundit ne shqiperi, pasi dhe ju jeni pjes e tyre. asgje nuk do te ndodhte nese ju nuk do te ishit bashke me ta. prandaj ti kerkon ti mbrosh ata se do te mbrosh veten tende. Ti je non grata ne shqiperi, duhet te largohesh dhe te shkosh para drejtesis. nje dite kjo do te ndodh.

Loran shehu12/12/2017 13:59

Po ikni me gjith kte lu ne se esht ber si grosist hashashi

Shto koment

Denonco