Çështja Tahiri dhe 'dosja Habilaj', ja çfarë pret Italia nga drejtësia shqiptare

Çështja Tahiri dhe 'dosja Habilaj', ja çfarë pret Italia nga drejtësia shqiptare

13:02, 12/12/2017
A+ Aa A-

Andrea Orlando, Ministri i Drejtësisë së Italisë, dha sot një konferencë shtypi të përbashkët me homologen e tij shqiptare, Etilda Gjonaj.

Pyetjes "çfarë prisni ju nga drejtësia shqiptare për dosjen Tahiri - Habilaj dhe a keni sjellë material shtesë për këtë dosje", Orlando iu përgjigj:

"Nuk  komentoj veprimet e magjistraturës italiane, imagjinoni, aq më tepër veprimet e magjistraturës shqiptare.

Detyra jonë, funksioni ynë është që shkëmbimet ndërmjet magjistraturave të zhvillohen sa më mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve apo të hetojmë në vend të prokurorëve. Nuk mund të bëjmë detyrën e tyre," theksoi Orlando.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco