Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ish-kreu i PD:  27 vjet, duhet shumë për të përmbushur idealet e Dhjetor ‘90

Ish-kreu i PD: 27 vjet, duhet shumë për të përmbushur idealet e Dhjetor ‘90

22:40, 11/12/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike festoi sot 27 vjetorin e themelimit të saj. Kjo ditë është festuar me një ceremoni të veçantë në Pallatin e Kongreseve, ndërsa figura të ndryshme të PD ndër vite kanë kujtuar në mënyra të ndryshme themelimin e saj.

Tritan Shehu, deputet i PD-së dhe ish-kryetar i kësaj partie, përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se  27 vite më parë jo thjesht u krijua një parti politike, lindi pluralizmi shqiptar, u hodhën bazat e demokracisë.

“Dhe kjo ndodhi mbas 45 vite diktature, duke i dhënë Shqipërisë vendin e saj në Familjen Europiane.

Të përkujtosh sot këtë ngjarje të madhe është jo thjesht të kthehesh pas, por edhe të shikosh përpara, për çfarë ka ngelur e duhet bërë më tej.

Fatkeqësisht veçanërisht sot konstaton se shumë duhet akoma për të permbushur e siguruar idealet e atij dhjetori.

Dhe kush tjetër përveç PD mund ta bëjë këtë?”, shkruan Tritan Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco