Debati/Alibeaj-Felaj: Ku janë peshqit e mëdhenj, keni hallin e dosjeve...

Debati/Alibeaj-Felaj: Ku janë peshqit e mëdhenj, keni hallin e dosjeve...

22:16, 11/12/2017
A+ Aa A-

Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela Felaj debatuan në lidhje me zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Alibeaj ka vënë theksin në procesin e nisur nga mazhoranca, që sipas tij bie ndesh me Kushtetutën, jo vetëm në mënyrën e zgjedhjes, por edhe porsa i takon mosrespektimit të proçedurës së vetingut.

 “Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting. Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera.  Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën të ndërmarrë këtë iniciativë? Kushtetuta thotë se për të zgjedhur prokurorin në do kohë, duhen dy kushte:Të zgjidhet me 3 të 5 e votave pra me 84 vota, kushti i dytë: Prokurori i Përgjithshëm para se të trokasin duhet të kalojnë më parë nga vetting. Pra vetting dhe votim me 3 të 5, në të kundërt nuk ka Prokuror. Rama thotë hajt ta zgjedhim me pazar,” tha Alibeaj.

Debati:

Alibeaj: Ku shkoi e gjithë Reforma në Drejtësi? Ku shkoi kushti që kërkoi BE? Përse gjyqtarët dhe prokurorët nuk kalojnë tek vettingu. Krimi do të duhet të goditet nga një Prokuror i Përgjithshëm.

Felaj: Po jua them edhe këtu edhe pse jua kam thënë edhe në komision. Kushtetuta mbajti një qëndrim tërësisht tjetër në raport me institucionin e prokurorisë.

Alibeaj: Kjo është rrjeta e madhe ku do të binin të gjithë të korruptuarit. Ku janë peshqit e mëdhenj?

Felaj: Kushtetuta i hapi rrugë mundësisë që procesi i prokurorit të mos bllokohet. Ju mund të vazhdoni ti jepni mesazh krimit që vijoni se nuk ka prokuror të përgjithshëm.

Alibeaj: Krimi do të duhet të goditet nga një prokuror i përgjithshëm i cili s’do duhet të jetë i juaji. Krimi ka ngjyrën e partisë tuaj. Keni hallin e dosjeve të Tahirit, Dakos, Habilajve, Sejdinit, konçensionet, incerenatorët etj.

Felaj: Po të jetë për dosje ju numëroj unë më shumë se sa keni ju. Ju keni dosje që keni vrarë njerëz, keni kryetar që ka vjedhur. Ka një çështje me lobimin, nëse keni frikë se ju del ndonjë gjë bëni mirë të keni frikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco