Roland Bejko në Syri.net: Basha të fitojë atë që ka humbur, besimin brenda PD dhe të qytetarëve...

Roland Bejko në Syri.net: Basha të fitojë atë që ka humbur, besimin brenda PD dhe të qytetarëve...

18:59, 11/12/2017
A+ Aa A-

Roland bejko, ish-student i Dhjetor 90 tha se fitorja e PD varet nga shqiptarët. “Nëse ata largohen si delet dhe nuk reagojnë ndaj keqqeverisjes, kanabizimit, krimit, rritjes së varfërisë, përqëndrimit të pasurisë kombëtare në 5 apo 10 % të qytetarëve, atëherë ky është një problem. Por mendoj se qytetarët kanë nevojë për besimin që duhet t’i jepet nga PD dhe kjo është sfida që ka kreu i saj Lulzim Basha”, tha Bejko.

Në këtë kuadër, ai shtoi se Basha duhet të fitojë atë që ka humbur, duhet të fitojë besimin brenda PD dhe të qytetarëve.  “ Ka edhe disa besime të tjera që duhet të fitojë z. Basha, si ai me ndërkombëtarët, që ka ardhur duke u rritur. Por tani është koha që Basha duhet të tregojë se është burrë shteti”, tha Bejko.    

Sipas tij, zgjedhjet e fundit treguan se jo detyrimisht qytetarët janë të prirur të dëgjojnë programe, pasi në fushatë vetëm Basha foli për programe, ndërsa Edi Rama që morri 74 mandate nuk kishte asnjë program.

“Nëse do të marrim të mirëqënë se 20 % e votave u blenë, sikundër u tha nga ndërkombëtarët, pasi për mendimin tim shifra është më e lartë, të paktën në Gjirokastër, atëherë do të kishim një tjetër rezultat për zgjedhjet”, tha bejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco