Basha i jep përgjigje Ramës për Kryeprokurorin: Kërkon të mbyllësh dosjet e korrupsionit

Basha i jep përgjigje Ramës për Kryeprokurorin: Kërkon të mbyllësh dosjet e korrupsionit

15:11, 11/12/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje ftesës së sotme të kryeministrit Edi Rama për të gjetur konsensusin për kryeprokurorin e përkohshëm.

‘Shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm shkatërrom reformën në drejtësi dhe e vë atë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm pa bërë më parë vettingun është jo vetëm antikushtetuese, por edhe tallje me shqiptarët, hipokrizi me vettingun.

Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit!’, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, “përgjigja është shumë e qartë për të mbrojtur paratë e pista të drogës, dosjen e krimit, të Tahirjave, Habilajve, Vangjush Dakos.

Një prokuror do të ketë fuqi të transferojë prokurorët dhe të bëjë vlerësimin e tyre. Pra është e qartë se Edi rama e sabotoi ngritjen e Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe tani po kërkon një prokuror.

Kërkesa e vetme ndaj Edi Ramës është të zbatojë Kushtetutën.

Nëse Edi Rama shkel Kushtetutën për të shtënë  në dorë Postin e Prokurorit të Përgjithshëm ai do të përballet me opozitën’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja 11/12/2017 16:10

Ai (Rama) i ka mbyllur tashme dhe ne kompromis me ty.....leri lojrat e felliqura Luli

Shto koment

Denonco