Meta rrëfen se përse `po mendohet` kaq gjatë, për dekretimin e propozimit të Ramës në krye të SHISH

Meta rrëfen se përse `po mendohet` kaq gjatë, për dekretimin e propozimit të Ramës në krye të SHISH

13:29, 11/12/2017
A+ Aa A-

Ka kaluar më shumë se një muaj që kryeministri Rama ka lenë në tryezën e Presidentit Ilir Meta, propozimin për të dekretuar, kryetarin e ri Shërbimit Informativ Shtetëror.

Emri i ofruar nga Rama është ai i Helidon Bendos, nënkryetar aktual i shërbimit sekret shqiptar, si pasues i Visho Ajazit, i cili dha dorëheqjen në fillim të muajit Nëntor, për tu propozuar nga kryeministri kohët e fundit, si ambasador pranë NATO.

Faktikisht kushtetuta nuk i përcakton afat presidentit, për të dekretuar apo jo, propozimin e kryeministrit për këtë post delikat dhe të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Pikërisht për këtë vonesë presidenti është pyetur sot gjatë konferencës së përbashkët me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, deklaroi Meta për këtë çështje.

.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco