'Rama ka marrëdhënie të shkëlqyera me Vuçiçin, të mos mbajë vetëm anën e Kosovës'

'Rama ka marrëdhënie të shkëlqyera me Vuçiçin, të mos mbajë vetëm anën e Kosovës'

12:38, 11/12/2017
A+ Aa A-

Ish–emisari special i BE­-së për Kosovën, Wolfgang Petritich në Deutsche Welle, në gjuhën serbe, ka thënë se “Kosova është shumë e ndarë dhe buzë shkatërrimit”, sidomos në krahasim me Serbinë e cila është zhvilluar si ekonomikisht ashtu dhe përgjithësisht, transmeton Koha.net. “Prishtina përfundimisht duhet t’i bëjë koncesione bashkësisë serbe në Kosovë. Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe është nënshkruar para disa vjetësh. Duhet që kjo marrëveshje më në fund të zbatohet. Besoj se ky është detyrim i Prishtinës”, ka thënë Petritsch.

Në pyetjen për rolin e Tiranës në këtë mes, ai është përgjigjur se “kryeministri shqiptar është qartë i interesuar për gjetjen e zgjidhjes”. “Ai (Edi Rama) ka marrëdhënie të shkëlqyera me Vuçiçin. Shqipëria nuk duhet ta mbajë vetëm anën e Kosovës. Sipas mendimit tim, do të ishte shumë e dobishme sikur Beogradi e Prishtina të arrinin marrëveshjen. Natyrisht jo pa konsultim me të tjerët. Shqipëria do të mund të luante rol të rëndësishëm”, ka thënë për dw Petritsc

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti11/12/2017 18:05

EDI ramen e sollen ne pushtet sllavet me mareveshjen e prillit ne shkoder dhe eshte duke bere te gjithe perpjekjet qe te zhvillohet serbia sepse e ka pike te dobet serbine duke lobuar qe te gjitha investimet te shkojne ne serbi dhe asnje investim ne shqiperi sepse shqiperine e ka marre persiper ta shkatrojne dhe ta varferoje dhe ti percajne shqiptaret se e kane ne gen komunistat.Edi rama ia arriti QELLIMIN qe Serbia te rritet ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe te nenvlersojne the zhvlersojne shqiptaret.

GERI11/12/2017 15:41

E ka mendjen tek DROGA, mos ekeshilloni shume oligarkun tonese ia ka dhene drejtimin,Populli ne skamje ,qeveria ne reklame.

Shto koment

Denonco