Meta për Prokurorin e ri: Të zgjidhet sipas Kushtetutës, marrëveshje me të gjitha palët. Çdo variant i njëanshëm e kompromenton

Meta për Prokurorin e ri: Të zgjidhet sipas Kushtetutës, marrëveshje me të gjitha palët. Çdo variant i njëanshëm e kompromenton

12:05, 11/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti i vendit gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij të Malit të Zi, është pyetur edhe për çështjen e nxehtë të zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm kalimtar. Meta pasi e ka cilësuar këtë çështje si ekskluzivitet të Kuvendit, nga ana tjetër ka kërkuar që në këtë rast të zbatohet Kushtetuta dhe fryma e saj

Sipas kushtetutës së re Prokurori zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 Gjithashtu Meta theksoi se kjo çështje teje e rëndësishme duhet të zgjidhet me dakortësi nga të gjitha palët.

I pyetur nga gazetari i TCH, Thimi Samarxhiu për çeshtjen e Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti i Republikes Ilir Meta u shpreh:

Pyetje:  Debati aktual në Shqipëri është çështja e Prokurorit të Përgjithshëm. Cili është qëndrimi i Presidentit Meta lidhur me Kryeprokurorin e përkohshëm pasi nuk jeni shprehur deri më tani?

Meta: Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ilir11/12/2017 12:06

    Pirth o mece se lirohesh

    Shto koment

    Denonco