FOTO/ Meta me Vujanoviç: Ne jemi ambiciozë, t'i zhvillojmë më tej marrëdhëniet me Malin e Zi

FOTO/ Meta me Vujanoviç: Ne jemi ambiciozë, t'i zhvillojmë më tej marrëdhëniet me Malin e Zi

11:50, 11/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një konferencë shtypi të përbashkët sot në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Meta tha se "marrëdhëniet me Malin e Zi janë shumë të mira, por ne jemi ambiciozë për t’i zhvilluar ato më tej. Mjafton të shikosh pikën e përbashkët kufitare midis dy vendeve, kur sheh radhët e gjeta atje, kupton se ka ende vend për përmirësimin e infrastukturës atje, infrastrukturës së përbashkët.

Po kështu, ne kemi një kufi të jashtëzakonshëm që na bashkon më shumë sesa na ndan, që nga Alpet, Buna dhe natyrisht dhe Adriatiku, që është një pasuri e madhe që na duhet të kujdesemi më shumë me projekte të përbashkëta mjedisi me qëllim që të dy vendet të përfitojnë nga kjo pasuri unike.

Të jeni të bindur se ka nevojë për bashkëpunim edhe me Kroacinë në drejtim të disa projekteve madhore, siç është autostrada Adriatiko-Joniane apo i gazsjellësit jonian-adriatik.

Unë besoj se proceset do të vazhdojnë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë shembull bashkëpunimi në rajon dhe besoj se do të jenë edhe në të ardhmen. Respektimi i pakicave është një gjë që do të vazhdojë të ruhet.

Pakica malazeze në Shqipëri është një pasuri e paçmuar për ne dhe do të bëjmë çdo gjë për të siguruar dhe garantuar identetin e tyre kulturor si ura të pazëvendësueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit. Të dyja vendet tona janë në momente mjaft pozitive, Shqipëria është në hapje të negociatave, Mali I Zi është më i avancuar, por e dimë që sfidat për paqen, sigurinë, respektimin e  të drejtave të njeriut janë të varura nga zhvillime që nuk përcaktohen dot nga ne. Ndaj ne do të bëjmë atë që na takon si vend në rajon dhe kështu kontribuojmë maksimalisht."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco