VIDEO/ Basha: 27 vite PD, forca që ndryshoi Shqipërinë e jetën e shqiptarëve

VIDEO/ Basha: 27 vite PD, forca që ndryshoi Shqipërinë e jetën e shqiptarëve

11:43, 11/12/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë demokratët për 27 vjetorin e themelimit të PD-së. Me një urim në faqen e tij në Facebook, Basha shprehet se ‘PD ndryshoi jetën e Shqipërisë’.

Mesazhi i Lulzim Bashës në Facebook:

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja11/12/2017 13:32

Eshte e vertet z.Luli qe ajo beri ndryshimin, por ju cfare po beni me te ? e keni katandisur ne nje force inegzistente. Ju e keni marre PD-n per ta shkaterruar perfundimisht, per ta nxjerre nga skema politike. Ju jeni jo i paaft per te qene kryetar i PD-s, por me qellim po beni ne menyre perfekte shkaterrimin e saj.

Shto koment

Denonco