Berisha publikon FOTO-t e Lëvizjes së Dhjetorit: Nderim për studentët dhe liderin e tyre Azem Hajdari

Berisha publikon FOTO-t e Lëvizjes së Dhjetorit: Nderim për studentët dhe liderin e tyre Azem Hajdari

19:04, 10/12/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar në Facebook, lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990, ku studentët me në krye Azem Hajdarin, për herë të parë paraqitën kërkesat e tyre për liri dhe demokraci.

Ish-kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook, disa prej fotografive që sjellin edhe njëherë këtë moment kaq madhështor për Shqipërinë, atë të rikthimit të lirisë së humbur.

Ja postimi i Berishës:

Album me foto të Lëvizjes Studentore!

Si sot 27 vite më parë, studentët me në krye prijësin e tyre Azem Hajdari, paraqiten në sheshin e qytetit para shqiptarëve dhe botës, në sheshin e qytetit Studenti, kërkesat e tyre për pluralizmin politik, lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë si Europa.

Nderim të madh studentëve të dhjetorit 1990 dhe liderit të tyre legjendar Azem Hajdari! Azem ti je gjallë! sb

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco