Franca i pret hovin Ramës: Shqipëria hap negociatat me BE? Mos ecni më shpejt se ...

Franca i pret hovin Ramës: Shqipëria hap negociatat me BE? Mos ecni më shpejt se ...

12:39, 10/12/2017
A+ Aa A-

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak duket se është e qartë në atë që përfaqëson dhe se çfarë kërkon vendi i saj nga Shqipëria.

E ndodhur në Korçë, Vasak ka folur ditën e sotme edhe për faktin se Shqipëria pret që vitin tjetër të hapë negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Duke përmendur një shprehje nga vendi i saj Vasak tha: Mos shkoni më shpejt se muzika.

‘Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Ne presim shumë raporte. ‘Mos shkoni më shpejt se muzika’ është një shprehje franceze.

Është një deshirë e madhe e popullit që të bëhet pjese e BE.

Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi.

Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtesisë në Shqipëri’, ka thënë Vasak.

Deklarata e ambasadores së Francës në Tiranës, vijnë vetëm pak ditë pasi Edi Rama deklaroi në Bruksel se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit në vitin 2018. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sirius10/12/2017 18:05

Ekziston nje plan 10 vjecar per integrimin e Ballkanit perendimor. Ai plan eshte ne fuqi. Vendet e para qe do antaresohen jane Serbia dhe Mali i zi. Kushti i vetem per antaresimin e Serbise eshte njohja e Kosoves. Shqiperia do te pranohet, vetem pasi te jete antaresuar Serbia dhe Mali i zi. Deri sa Serbia do ta rrefuzoje njohjen e Kosoves, nuk ka antaresim per Shqiperine. Keshtu qe mos prisni antaresim te shpejte dhe mos u genjeni nga brockullat e politikaneve Shqiptare.

fery10/12/2017 13:29

Po , Shqipëria do ti hape negociatat per antarsim ne BE me 2018 , dhe po , Shqipëria do i plotesoje gjitha kushtet per tu bere antare e 30-te BE, kuptohet shume shume para se Serbise edhepse , Serbia i hapi negociatat para Shqipërisë ..! Tashe e tutje kryeministri shqiptar , nivelin e puneve dhe veprave te tij duhet ta ngre ne nivel shume me te larte se nivelin e oratorise qe e ka dhuneti ngase , BE vlerson me 1 pike oratorise kurse me 9 pike vlerosn punen dhe reformat konkrete , ne vecanti Reformen ne drejtesi dhe sundimin e ligjit e shtetit ligjor, luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionin , te drejtat dhe shanset e barabarta per te gjithe qytetaret njisoj, te drejtat e guras dhe te drejtat e personave me nevoja te vecanta, vleron me shume pike edhe zhvillimit ekonomik Dhe , cka eshte me e rendesishmja , antarimi i Shqipëria ne BE para Serbise , Serbia s di te jete as shanse teorike ta bllokoje Kosoven ne rrugen e saje euroatlantike ....perpara Shqiperi ...!

Shto koment

Denonco