VIDEO/ ‘President mbi palët’, ‘lali Eri live nga Paskuqani duke ...’, batutat në Këngën Magjike

VIDEO/ ‘President mbi palët’, ‘lali Eri live nga Paskuqani duke ...’, batutat në Këngën Magjike

09:58, 10/12/2017
A+ Aa A-

Një ndër të ftuarit e finales së festivalit “Kënga Magjike” ishte edhe Presidenti Ilir Meta, për të cilin, mes batutave dhe humorit Bes Kallaku pasi e falënderoi për praninë e tij, aktori u shpreh se për herë të parë “kemi një president trepalësh”.

Sipas aktorit të humorit presidenti e mban mirë me PD-në e bashkëpunon me Ramën, por dhe me Monika Kryemadhin. “Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin”, ka thënë Besi në “Kënga Magjike”.

Dialogu i plotë

Isai: Përshëndesim edhe Presidentin e Republikës, mirëmbrëma Zoti Meta!

Kallaku: Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin.

Isai: Faleminderit gjithë bashkisë, faleminderit kryetarit të bashkisë dhe ta përshëndesim lali Erin që e kemi në sallë.

Kallaku: Ku është?

Isai: Ja ku është.

Kallaku: Nuk është lali Eri ai.

Isai: Është lali Eri, o Ardit a është lali Eri ai?

Gjebrea: Po, po ai është.

Kallaku: Ore ja ku e ke ‘live’ në Paskuqan në Facebook. Nuk është ai…Është ‘live’ në Paskuqan dhe njëkohësisht ‘live’ tek liqeni me lopatë në dorë. Ja nuk është ai. Nuk ka mundësi, kësaj nuk ke ç’i thua, ja ‘live’, duke e lëpi një qen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco