Mesazhi prekës i ish-deputetit të PS-së, pas vrasjes së të vëllait në derën e shtëpisë

Mesazhi prekës i ish-deputetit të PS-së, pas vrasjes së të vëllait në derën e shtëpisë

08:26, 10/12/2017
A+ Aa A-

Pas ekzekutimit të të vëllait me një breshëri plumbash, ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka ka reaguar me një status prekës në Facebook.

“Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugëtim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga errësira e nates. La pas shumë njerëz që vajtojnë për të, sidomos familja e tij,” shkruan ish-deputeti për Aleksandër Ndokën.

Aleksandër Ndoka u vra në orë e para të së shtunës pranë banesës së tij në Lezhë, ndërkohë që autorët janë ende të paidentifikuar.

Ja çfarë shkruan Arben Ndoka në Facebook:

“Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi.

Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerëzit dite dhe nate.

Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij.

Qofsh i parajses Vellai im i dashur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pjelle kriminelesh10/12/2017 11:23

Mos mor se na mallengjeve ( Edhe pse me ligj “Kanun” per te ndjerin Zoti e falte nese) me keto fjale. Si mundet te pikellohemi nga tya neve kur beje banditin, cubin ne parlament kunder deputetit Starzimiri. Kishe nga prapa Dhe cubat e tjere pjerin thi ndreun e armand turi derr prenga. E more I mjere shqiptaret (lezhjanet malesoret ju duruan mjaft. Shpresoj te pendohesh Ti shtrini doren hasmit Dhe ta dergojme kete vrasje/hakmarrje ne muzeum. Te mesojme te falim jo te vrasim. Nese zakoni e do Zoti e meshirofte te ndjerin Dhe na udhezofte te gjithe shqiptareve.

Lezha10/12/2017 09:36

Mos se na kepute shpirtin me keto mesazhe Po tjtersimin e pronave qe ka bere pse se permend Po trafikun e droges qe beni si fis pse se permend Apo shkollen qe ka marr pa u ulur asnje dite ne auditor pse se permend Po shkollen e mesme ku e keni mbaruar ti dhe ai Po trafikun e femrave qe keni bere ne Itali ti Sandri e Gezimi pse se permend Si ka mundesi qe i gjithe fisi juaj te jete anetare keshilli ne baahki, prefekture, qark a thu se ne Lezhe nuk ka njerez te tjere qe kane djersitur per te mbaruar universitete e mastera Permendi edhe keto se lezha ju njeh mire Edhe diçka te fundit Ato shkrimet ne fb kush i shkruan se ti vete s'din me shkrujt

Shto koment

Denonco