Çfarë po ndodh me mediat e Tiranës? Me “Laps” në dorë kundër Trump dhe me gomë pro Lu-së

Çfarë po ndodh me mediat e Tiranës? Me “Laps” në dorë kundër Trump dhe me gomë pro Lu-së

15:43, 09/12/2017
A+ Aa A-

 “Analiza/ Vendim i rrezikshëm i presidentit Trump”

 “Grupi Hamas paralajmëron Trump; vdekje Amerikës, vdekje Izraelit”

 “Pas vendimit të Trump, gjithçka është e paparashikueshme”

 “Analiza/ A dëshiron presidenti Trump, të negociojë vërtet paqen në Lindjen e Mesme?!”

Të gjitha këto që lexoni më lart janë disa nga dhjetëra titujt e shkrimeve të hedhura vetëm ditë e fundit; jo nga ndonjë media radikale antiamerikane ruse, apo pranë ISIS e së fundmi organizatës HAMAS.

I gjen me shumicë në mediat shqiptare (shiko më poshtë Print Scrin-et) dhe çuditërisht, pikërisht tek ato të deklaruara në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Janë të njëjtat media që në periudhën e zgjedhjeve presidenciale dhe madje edhe pas tyre, ndërmorën një fushatë të paprecedentë kundër Donald Trump si kandidat, por edhe si president i zgjedhur me shumicën e votave.

Në atë periudhë Syri.net nëpërmjet një shënimi i bënte thirrje ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, që të ndërhynte në mbrojtje të presidentit të tij. Në mos publikisht të paktën nëpërmjet kanaleve të tij. Do të mjaftonte që ti thoshte një “gjysmë fjale” Edi Ramës dhe fushata anti-Trump në Tiranë, do të ndërpritej direkt.

Por gjëja më e “çuditshme” që shfaqet hapur, pa ndonjë sofistikim, është se  sa herë që sipas zhvillimeve të ndryshme politike në vend, media të tjera të pa kapura kritikojnë apo nxjerrin fakte për ambasadorin Lu si një mbrojtës i madh i Edi Ramës, të njëjtat media anti-Trump hidhen me të gjitha bateritë në mbrojtje të tij.

Në pamje të parë, duket sikur ka diçka që nuk shkon në gjithë këtë histori. Mediat e kryeministrit të Shqipërisë nxijnë figurën dhe presidencën e Trump, por janë të dashuruara dhe mbrojtëse të mëdha të përfaqësuesit të tij në Shqipëri, Donald Lu!

Por në fakt nuk ka asnjë “çudi”, në gjithë këtë histori. Donald Lu vërtet është ambasador i SHBA-ve, por është edhe thjesht “Don”, siç e thërret, edhe publikisht me përkëdheli Edi Rama.

 Për shndërrimin e vendit në një plantacion gjigant droge gjatë viteve 2015-2016, zbuluar së fundmi se u bë me visto dhe bashkëpunim të strukturave të shtetit, SHBA foli nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe medieve të saja serioze. Por në Tiranë, Donaldi heshti!

 Heshti Doni, por kur Ramës i duhej t'i mbyllte gojën opozitës atëherë, Donaldit urgjentisht i vishej petku zyrtar; “Nëse është e vërtetë historia e drogës, do të fliste edhe ambasadori i SHBA-ve...”.

Këtu “ngatërrohen” e mpleksen keq punët; Donald Lu dhe ambasadori i SHBA në Tiranë a janë e njëjta gjë 100%, duke përfaqësuar vetëm interesat e vendit të madh mik, apo kemi të bëjmë me një lojë të dyfishtë?!

Ditën e djeshme Syri.net nxori në dritë me dokumente (e-maile) (lexo këtu: KETU), përzierjen nën hije por direkte  të Donaldit, duke shfrytëzuar petkun e ambasadorit, për të lobuar personalisht pro kryeministrit Rama.

Asnjë media (përveç portalit Hashtag, Opinion dhe t.p.z.al) nuk guxoi ta botonte investigimin që në thelb përbën një skandal të vërtetë, për atë se çfarë ndodh në prapaskenë mes diplomatëve të huaj dhe qeverisë në vendin tonë.

Nuk ka ndonjë alarm të madh në fakt, sa herë që Edi Rama kryqëzohet nëpër media e Tiranës. Por sa herë që vihet në dyshim integriteti dhe paanësia e Donald Lu si ambasador, edhe me fakte, të cilat as vetë nuk guxon ti përgënjeshtrojnë, shpallet emergjencë.

Të krijohet përshtypja sikur ngrehina e Rilindjes dhe pushteti i Edi Ramës, qëndron në këmbë vetëm në sajë të kolonës Lu dhe Vlahutin sigurisht.

Të thuash që i ha meraku për  SHBA-të, prandaj nuk duan që të preket përfaqësuesi i tyre në Tiranë, mjafton një investigim kaq i thjeshtë si ky, që ti nxjerr zbuluar. Të denigrosh presidentin e Amerikës dhe të bëhesh keq për një ushtar të vogël të asaj “perandorie të madhe” e ke një merak, më të madhin ndoshta.

 Dhe në fakt është i përbashkët, jo mes ambasadorit dhe Shqipërisë, por mes Donald Lu dhe Edi Ramës. Prandaj të dy së bashku dhe veçanërisht ky i fundit, këto orë rrëmbeu edhe “Lapsin” në dorë, e ktheu mbrapsht dhe me “gomë” (të ambasadorit ama) fshiu investigimin për kompaninë lobuese të Edi Rames, ku dilte qartë se ajo kishte shkëmbyer telefonata dhe emaile me vetë Lu-në.

 Bëhet fjalë për milionave të paguara nga Edi Rama për të blinduar edhe në SHBA fasadën e qeverisjes së tij të korruptuar e inkriminuar. Atë që ja ruan këtu për përdorim të brendshëm, plot vetëmohim Doni dhe jo përfaqësuesi i presidentit Trump në Tiranë.

Syri.net

https://www.syri.net/politike/115983/dokumentet-qe-flasin-vete-pse-u-takua-donald-lu-me-ish-kongresmenin-wexler/

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    DUMI09/12/2017 18:16

    DON nga besimi fetar, apo DON nezhvillimin e droges. Per kete te na thote doni yne kryeminister.Mbase jane bashke pronare..

    Shto koment

    Denonco