Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Policia nis terrorin dhe dhunën ndaj protestuesve në Shkodër, Berisha: Edi Rama do të përgjigjesh…

FOTO/ Policia nis terrorin dhe dhunën ndaj protestuesve në Shkodër, Berisha: Edi Rama do të përgjigjesh…

14:55, 09/12/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën dhe terrorin që policia ushtroi ndaj protestuesve në Shkodër me urdhër të Edi Ramës. Duke iu referuar një denoncimi nga qyteti dixhital, Berisha shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama do të jetë përgjegjës personalisht për këto akte terrori ndaj qytetarëve të Shkodrës.

“Stop dhunës dhe terrorit me urdhër të Ramës ndaj protestuesve në Shkodër!

“Përshëndetje Doktor, në akt urrejtje dhe hakmarje të egër të Ramës ndaj Shkodrës për protestën e qytetarëve të saj, me urdhër të tij po dhunohen nga policia protestuesit me parrulla Rama ik, qeveri krimi, qeveri droge, ik prej Shkodre etj. Në zbatim të këtij urdhëri policia ka arrestuar nëpër shtëpi dhe lokale protestuesit dhe po ushtrojnë dhunë shtazore ndaj tyre operacionin e dhunës e drejton vet Haki Çako ju lutem bëjeni publik lajmin.”

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe dhunën e egër policore ndaj protestuesve paqësor të Shkodrës, paralajmëroj Noriegën se do jetë përgjegjës personalisht për këto akte terrori ndaj qytetarëve të Shkodrës!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku09/12/2017 16:42

    Fillimi i fundit. Shkodra e filloi me rrëzimin e heshtur të Stalinit. Gremiz Ruçi qëlloi popullin duke vrarë 4 dhe plagosur 81 protestues. Aty u duk se vdiq komunizmi. Por Berishët/Fatosët/Edvinët e tradhëtuan Shkodrën dhe Shqipërinë duke e kthyer Gremis Ruçin (fshatarin e Tepelenës) në krye të shtetit të "rilindur" komunist. Tani Shkodra nuk e ha më sapunin për djathë. Shkodrës i tregojnë pyllin këta derra injorantë, këta shakllabana të denjë veç me varë vedin? Shkodra 5 mijë vjeçare nuk tutet nga policia e tepelensave të Tahirit e Çakos. EDrama i ka bërë hesapet pa hanxhiun, kujton se do ta shpëtojë dhuna e Gremisit dhe lëpirjet e Senida Midisit. Shkodra u ngjall.Me të vërtetë u ngjall. Shkodra do ta gremisë sërish komunizmin, këtë herë përfundimisht.

    toni 09/12/2017 15:38

    te llogarisesh se sa premtime te bukura edhe te medha beri ne 2013-ten dhe u kthye ne njeriun me te urryer te shqiptareve. turp gjynah dhe mjere ai per mekatet qe ben kunder popullit te tij. vjen nje dite qe ata pasanike qe bere te pasur do te te shkelin me kembe dhe sdo te duan tja dine per ty o km, ndihmoje popullin dhe mos bej mekat o njeri se mos njerezit vete zoti i madh do marre hak dhe atehere do jete shume vone.... edhe paraja nuk te ben te lumtur, njeriu duhet te kete aq sa i duhen teprica e madhe i ha koken

    Shto koment

    Denonco