“Joleza 2”, dialogu i Ramës me punonjësen e kabinetit: S'të kam parë, uuu u kujtova të kam parë te…

“Joleza 2”, dialogu i Ramës me punonjësen e kabinetit: S'të kam parë, uuu u kujtova të kam parë te…

14:28, 09/12/2017
A+ Aa A-

Dje Kryeministri Edi Rama pati një takim me studentë të ekselëncës në Shkodër, mes të cilëve ishte edhe një punonjëse e kabinetit të Edi Ramës. Ajo morri fjalën për të dhënë mesazhin që pozicioni i saj i punës nuk kishte ardhur si rezultat i njohjes por sepse ajo kërkoi mundësinë dhe ishte aty ku donte. Dialogu që zhvillon Rama me punonjësen e kabinetit të kujton Joleza Kokën, ish-drejtuesen e FRESSH, e cila muaj më parë bëri një lëmsh me një histori që tregonte gjatë një aktiviteti, që u kthye në virale në rrjetet sociale. Por pas dialogut që Rama pati me punonjësen e kabinetit të tij, duket se fjalimi i Jolezës do të harrohet.

Dialogu

Vajza: Sot punoj në kabinetin e kryeminisrit

Rama: Punon në kabinetin e kryeministrit? Se kam parë

Vajza: E shef kam 1 muaj që kam filluar, as më ka parë, as më ka përzgjedhur

Rama: E pashë që po më shikonte. Unë tani u kujtova të kam parë te Ali Demi…

Vajza: Kjo do të thotë që nuk më gjeti dhe më kërkoi, e kërkova mundësinë dhe jam aty ku duhej të isha

Rama: Hajde ta besojë kazani këtë…

Vajza: Ec ta besojnë, do mendojnë për bisedë paraprake…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

...10/12/2017 19:31

Gojen e punoka mire goca

Joleza10/12/2017 12:45

Ne kohen e diktatures nje gjinekolog ne maternitet ishte edhe nje fare disidenti. Ai nuk e cante koken per askend dhe bente jeten e tij duke permbushur te gjithe qejfet e tij. Ai ishte edhe me shume humor, sepse ishte me origjine nga Shkodra. Nje here takoi nje vajze shume te bukur e cila ju drejtua: doktor a me mban mend? Ai me inidferentizem i thote: Jo! Ajo u merzit shume qe kete vajze te bukur nuk e mbante mend doktori qe para disa kohesh i kishte bere nje abort. Ajo i kthehet: doktor kujtohu se une kam qene pacientja juaj. Doktori i thote: cvishu te te vizitoj. Sapo ajo u zhvesh, ai i thote: te mbaj mend shume, duke i shpjeguar ne detaje se e mbante mend shume mire rastin e saj. Dhe ne fund doktori i shton: vajza te bukura si puna tende nuk i mbaj mend nga fytyra por nga "poshte"...! Nuk besoj te jete ky rasti qe ka mundesuar Jolezen te futet ne pune.

Leka 10/12/2017 01:56

Shiko çfarë propagande primitive bënë ripjellja. Çfarë mendojnë këta se mund të gënjehen shqiptaret me këto përralla.

lali09/12/2017 19:16

Disa pyetje per kete ekselenten: "Meqe paska qene dite pune, more leje apo ike fshehurazi nga puna ne takim"??? Po krrieministri nuk te pyeti si ka mundesi qe nuk je ne pune dhe kush i ka dhene leje per te qene ne shkoder kesaj gogles ekselente? Apo ke patur ftese nga kryeministri per pjesemarrje si gogel ekselente? etj etj, Po "Ekselente" si puna e kesaj jane aq te pafytyre saqe edhe kur duan te genjejne e bejne aq te trashe sa nuk i japin dum.

Ceni09/12/2017 15:31

Regjizure shume e dobet. Kjo vajze nuk vlen as per centraliste.

Shto koment

Denonco