“Rama ik”/Çudit Senida Mesi: Shprehet kundër dhunës, kur protesta ishte…

“Rama ik”/Çudit Senida Mesi: Shprehet kundër dhunës, kur protesta ishte…

11:30, 09/12/2017
A+ Aa A-

Zv/kryeministrja Senida Mesi ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar në qytetin e Shkodrës ndaj kryeministrit Rama.

E pranishme në një ekspozitë të hapur në Prefekturën e Qarkut Shkodër, Mesi kritikoi strukturat lokale të FRPD-së.

“Shkodra nuk është e dhunës. Shkodra nuk është ajo që pret kryeministrin Rama me thirrjet IK. Kjo nuk është Shkodra. Shkodra është kjo që paraqitet me anë të kësaj ekspozite”, tha Mesi.

Reagimi I zv.kryeministres duket pak I çuditshëm, për faktin se protesta nuk pati asnjë akt dhune, ndërsa Rama provokoi protestuesit duke ngritur dy gishtat, ndërkohë që ata brohorisnin “Qeveria e krimit” dhe “Rama ik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/12/2017 12:09

U bo dhe kjo shurranjose me kritiku "dhunën" e Shkodrës ndaj engjëllushit Edvin që ka përdhunuar çdo lloj krijese që ka patur rrotull, psikolligjikisht dhe fizikisht, duke i shtrembëruar në shpirt dhe në fytyrë, aq sa është dashur ndërhyrja e mjekëve kirurgë estetistë për ti kthyer disi buzëqeshjen. Pa përmendur dhunën ndaj popullit, arrogancën dhe cinizmin ndaj të dobëtit dhe të varfërit me konseguencë arrstisjen e qindra mijë shqiptarëve gjatë "mbretërimit" / sundimit të tij. Por çfarë shkodrane je ti që lëpin pisllëkun për ta paraqitur si mjaltë, sepse të fali një post të pa merituar, pa pas bërë askurgjë, ndërsa tani je duke bërë shumë për atdheun, praktikisht kalon 6 orë në ditë tek estetisti dhe parrukieri për të kuruar imazhin për 5 minuta televizion. Dhe kërkon të na mbushësh mendjen se katrani zbardhëllon.

Shto koment

Denonco