Oerd Bylykbashi: Paradokset e reformës në drejtësi të Ramës…

Oerd Bylykbashi: Paradokset e reformës në drejtësi të Ramës…

10:01, 09/12/2017
A+ Aa A-

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, ka renditur 3 paradokset e reformës së drejtësi së Kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se kryeprokurori, që sipas Ramës zgjidhet pa bërë veting, pra nuk ka garanci për integritetin e tij, mund të zgjidhet me vetëm 36 votat e Kryeministrit. “Pra na doli që vetingu qenka rrjetë për peshq të vegjël, pasi për të mëdhenjtë nuk bën”, shkruan Bylykbashi.

Postimi i Oerd Bylykbashit

Paradokset e reformes ne drejtesi te Rames‎

‎1- Ligji para‎shikon qe Prokurori i Pergjithshem ne detyre e humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun.

Por ama, Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem mund te filloka pune pa bere vetting (sipas Rames dhe korit qe i vjen pas).‎

2- Nje prokuror i thjeshte humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun.

Ama, shefi i tij, Prokurori i Pergjithshem i Perkohs‎hem mund te caktohet nga Rama edhe pa vetting.‎

3- Prokurori i Pergjithshem i Perhershem duhet te zgjidhet pasi kalon vettingun dhe, edhe pse eshte me i sigurt nga ana e integritetit, duhet zgjedhur me 84 vota (shumice e cilesuar 3/5) qe te mos e kape Kryeministri.

Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem i cili sipas Rames zgjidhet pa bere vetting, pra nuk ka garanci per integritetitn e tij, mund tu zgjidhka me vetem 36 votat e Kryeministrit (shumice e thjeshte). Pra e kap dhe fut ne xhep Kryeministri.

Pasi jua lodhen koken me shume se dy vjet me kete vettingun, na doli qe vettingu qenka rrjete per peshq te vegjel. Per te medhenjte nuk beka! Paradokset e sharlatanizmit! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco