FOTO/ Piktura murale e Ramës në Tepelenë, Rama e prezanton të përfunduar

FOTO/ Piktura murale e Ramës në Tepelenë, Rama e prezanton të përfunduar

08:45, 09/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dëften sot se ka përfunduar, ndërtimi i Pallatit të Sportit të Tepelenës, ambienti sportiv aq shumë i komentuar për një murale të tij, ku Rama shfaqet si basketbollist. "Mirëmëngjes, - përshëndet Rama sot, - dhe me këto dy pamje të Pallatit të Sportit të Tepelenës, një vit më parë dhe mbrëmë, ju uroj një ditë të mbarë". 

    Kur media e akuzoi kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin, për përjetësimin që po i bënte Kryeministrit Edi Rama në Pallatin e ri të Sportit, ai u mbrojt duke deklaruar se po përjetësonte figura të shquara të sportit:

    "Ne po i ndërtojmë Tepelenës, - tha Peçi, -  një nga qëndrat sportive multifunksionale që ndoshta rajoni i ka ëndërruar dhe kjo megjithëse nuk ua zuri syrin këtyre “të ngopurve me punë”, sigurisht që duhej një pikturë murale që t’i frymëzonte për të ngjallur kreativitetin deri ne dëlir, duke thënë se një kryeministër ish-basketbollist, paska zënë vendin në një kënd sportiv të lojrave më dorë.

    Ju, skeptikët e informacionit pa moral e pa kurrkund formimi që i keni rënë në qafë profesionit, duhet të dini ose pyesni nëse s’dini, se aty nuk qëndron një kryeministër me gravatë por rreth e rreth janë disa nga njerëzit që i kanë dhënë mjaft vlerë sportit shqiptar në fund të viteve 70 – 80-të, duke e përfaqësuar atë në arenën europiane.

    Kushtrim Zaçe, nëse e shohim me këndin tuaj, është një demokrat me shumë vlerë dhe kontribut në sport si një Tepelenas. Më tej Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara apo mandej Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa e shumë e shumë të tjerë po aq të rëndësishëm e me vlerë sa emrat që përmendëm, janë frymëzim i një brezi me talent që preku Europën. Pse jo të mos jenë ikonat të fëmijëve në qytetin tonë,të jenë motivi për të qënë apo bërë dikush, të rriten me sportin, ta duan, ta vlerësojnë, të bëhen ata shembulli i gjurmëve të historisë në sportin Shqipëtar"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t09/12/2017 10:40

    kushtrim zace ka qene basketboillist shume here me i mire se ky niipi i kolekes

    Shto koment

    Denonco