Nis me debate, mbledhja për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Nis me debate, mbledhja për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

10:30, 07/12/2017

Ka nisur me debate në Kryesinë e Kuvendit, mbledhja për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja drejtohet nga Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit.

Grupi parlamentar i PS është i  vendosur për hedhjen e shortit, duke i mëshuar qendrimit se është dita për të hedhur shortin, jo për ta debatuar, kurse Grupi i PD e ka quajtur procesin si antikushtetues dhe se PS po vepron në kushtet e një boshllëku ligjor.

Eduard Halimi, deputeti i PD, iu drejtua Hysit me fjalët se "se ju synoni kontrollin politik të Prokurorit të Përgjithshëm".

LSI nga ana e saj e ka bojkotuar mbledhjen, ashtu siç paralajmëroi të mërkurën. Në mbledhje është paraqitur deputeti Nasip Naço, i cili tha: "Ju nuk keni hequr, ju doni të kapni drejtësinë, sepse shorti është hehdur para një viti dhe ju nuk i pëlqyet, se nuk dolën ata emra që ju donit. Po sot, kur janë të njejtët gjyqtarë, sërish do ta anulloni procesin nëse nuk dalin ata emra që doni?!"

Hysi reagoi: "Sot jemi këtu për shortin, jo për debatet. Në listë janë të gjithë gjyqtarët. Ku është kontrolli këtu?"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment