Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës, ja si kundërpërgjigjet Rama Mjekë të Urgjencës në zonat e përmbytura

Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës, ja si kundërpërgjigjet Rama

08:26, 07/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka gjetur mënyrën e tij për t'iu kundërpërgjigjur dorëheqjes së disa mjekëve të Urgjencës në QSUT, të cilët refuzuan të vazhdonin punonin në kushtet e mungesës së medikamenteve, shtretërve, ngarkesës së madhe.

Rama u ka uruar mirëmëngjesin sot qytetarëve duke u dëftuar se Urgjenca ka me dhjetra mjekë që po punojnë aktuliasht në terren, në zonat e përmbytura, atje ku ndodhen të evakuuarit

"Me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë," shkruan Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco