Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

KQZ i jep mandatin deputetes së re të PDIU, Elena Xhinës

KQZ i jep mandatin deputetes së re të PDIU, Elena Xhinës

13:08, 06/12/2017
A+ Aa A-

KQZ-ja i dha sot mandatin e deputetes, znj. Elena Xhina, kandidatja e radhës e listës shumemërore të PDIU-së në Elbasan. Xhina do të plotësojë vendin e mbetur vakant nga Bujar Muça, i cili e la mandatin për arsye personale.

Elena Xhina ishte e treta në listën e kandidatëve të PDIU në Elbasan. Ja si e ka prezantuar veten gjatë fushatës: "Jam përfunduar studimet për drejtësi në Elbasan, për 10 vjet kam ushtruar profesionin e avokates. Aktualisht jam nënkryetare e Këshillit të Qarkut, prej 2 vitesh, dhe prej 4 vitesh jam pedagoge e jashtme në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Kam fituar titullin doktore shkencash në vitin 2016."

NJOFTIMI:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet: 
- “Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. 

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ,Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco